Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Do habiteni nga temperatura që përballon truri ynë

3 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Do habiteni nga temperatura që përballon truri ynë

Njerëzit mund të jenë më “kokëfortë” nga sa mendojmë. Gjatë një studimi të fundit, shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin hartat e para të temperaturave të trurit të njerëzve të shëndetshëm. Ata zbuluan se temperatura e trurit ndryshon gjerësisht, në varësi të shumë faktorëve, si periudha e ditës dhe rajoni i trurit.

Por zakonisht, truri është më i ngrohtë sesa pjesa tjetër e trupit tonë. Studimi u krye kryesisht nga studiues në Laboratorin e Këshillit të Kërkimeve Mjekësore (MRC) për Biologjinë Molekulare në Britaninë e Madhe. Ata analizuan të dhënat e temperaturës së trurit tek dy grupe njerëzish: pacientët e shtruar në repartet e kujdesit intensiv, të cilëve iu ishte skanuar truri si pjesë e një projekti të mëparshëm që studionte lëndimet traumatike të trurit; dhe vullnetarëve të shëndetshëm, që u regjistruan në këtë studim për t’iu nënshtruar skanimit të trurit.

Njerëzve në të dyja grupet iu mat temperatura 3 herë gjatë një dite: në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje. Në përgjithësi, temperatura mesatare e trurit për të dyja grupet ishte rreth 38.5 gradë Celsius, pra më e lartë sesa temperatura e matur me termometër nëpërmjet gojës.

Por tek leximet kishte shumë ndryshueshmëri. Kështu temperatura e trurit të njerëzve ishte zakonisht më e ulët gjatë natës, dhe më e lartë në rajonet më të thella të trurit, sesa afër sipërfaqes. Gratë dhe të moshuarit, priren të kenë temperatura më të larta. Gjetjet e ekipit janë publikuar në revistën “Brain”.

Studime të tjera kanë treguar se temperatura e trupit tonë, nuk është dhe aq statike sa supozojnë zakonisht njerëzit. Ajo varion shpeshherë nga standardi i supozuar prej 36 gradë Celcius. Por shumica e njohurive tona mbi temperaturën e trurit, vjen nga studimi i njerëzve në spital, pasi është shumë më e lehtë që t’i monitorosh njerëzit në mënyrë të vazhdueshme.

Teknikat më të fundit, e kanë bërë shumë më të lehtë matjen jo-invazive të temperaturës së trurit, dhe duke i përdorur këto gjetje, ekipi ishte në gjendje të prodhonte një hartë 4 D të temperaturës (pra që tregon ndryshimet në hapësirë dhe kohë) të trurit të shëndetshëm, të cilin ata e kanë quajtur HEATËAVE.

Këto gjetjet duhen të verifikohen edhe nga studiues të tjerë, por ato mund të kenë ndikime të rëndësishme në mjekësi. Së pari, është supozuar prej kohësh se pasja e një truri me temperaturë të lartë, mund të rritë në përgjithësi rrezikun e komplikimeve serioze. Por në një tru të shëndetshëm, ekipi vuri re se temperaturat mund të arrinin deri në 40.5 gradë Celcius pa probleme të dukshme.

Madje edhe tek pacientët që ishin në gjendje kritike për jetën, ekipi nuk gjeti një lidhje të qartë midis temperaturës më të lartë të trurit, dhe gjasave të tyre për të mbijetuar. Ajo që dukej të ishte më parashikuese për mbijetesën e tyre, ishte nëse temperatura e trurit të pacientit ndryshonte siç pritej gjatë ditës, pra me fjalë të tjera varet nga ritmi i tyre.

“Ne zbuluam se temperatura e trurit bie natën, para se të flini, dhe rritet gjatë ditës. Ka arsye të forta të besohet se ky ndryshim i përditshëm lidhet me shëndetin afatgjatë të trurit, diçka që shpresojmë ta hulumtojmë në të ardhmen”, tha autori kryesor i studimit Xhon O’Neil, drejtues i grupit në Laboratorin MRC për Biologjinë Molekulare. Nëse hipoteza e tyre rezulton e vërtetë, studiuesit thonë se mund të jetë e mundur të diagnostikohen më mirë çrregullimet e trurit nëpërmjet ndryshimit të temperaturës ose të përmirësohen trajtimet aktuale. /bota.al

Tags: kerkuesitnjeriuStudimitruri

TË LIDHURA

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik
Bota

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

16:43 | 22/08/2025
OKB çon në nivelin më të lartë të emergjencës zinë e bukës në Gaza
Bota

OKB çon në nivelin më të lartë të emergjencës zinë e bukës në Gaza

12:14 | 22/08/2025
Ky në foto është një peshkaqen i rrallë
Bota

Ky në foto është një peshkaqen i rrallë

10:52 | 22/08/2025
Next Post
Nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj, 36-vjeçarja bën transplant vetullash me qimet e marra nga koka (VIDEO)

Nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj, 36-vjeçarja bën transplant vetullash me qimet e marra nga koka (VIDEO)

Evropa si një nuse që pret për martesë, Ballkani një hamshor dhëndër

Evropa si një nuse që pret për martesë, Ballkani një hamshor dhëndër

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit Muka

"Reporterët pa Kufij" dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit Muka

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Dy vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Dy vatra aktive

by mirseda
17:20 | 22/08/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimi...

Kukës/ Drejtonin automjetet pa leje drejtimi, arrestohet një shofer, procedohen dy të tjerë

Kukës/ Drejtonin automjetet pa leje drejtimi, arrestohet një shofer, procedohen dy të tjerë

17:05 | 22/08/2025
SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

16:48 | 22/08/2025
Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

16:43 | 22/08/2025
Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

14:53 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com