Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Do dalë në dritë skandali ku do të fundosen kryeministra e ministra shqiptarë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Pandemia në Shqipëri po shkon drejt fundit”/ Ja çfarë paralajmëron Ngjela

Nga: Spartak Ngjela

Tre janë aspektet politike që bashkohen për të dhënë mendimin aktual në politikën e pritshme në Shqipëri.

Hetimet në Itali kundrejt organizatës kriminale italiane Ndrangheta, dhe lidhjet e saj me mafien shqiptare dhe qarqet e larta të politikës shqiptare.

Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit në këto ditë.

Thirrja e menjëhershme në pyetje nga BKH të kryeministrave, ministrave dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të krimit shtetëror në Shqipëri.

l.

Nuk është thjesht një çështje e parëndësishme për Shqipërinë hetimi i oraganizatës italiane mafioze Ndrangheta dhe lidhjet e saj në Shqipëri. Nuk do kalojë aq lehtë kjo çështje, sepse, si ngaherë në Itali, në hetimin e krimit të organizuar, duhet të jetë e pranishme edhe ekspertiza e lartë amerikane. Kjo ka ndodhur ngaqë likudimi i këtij krimi të organizuar është interes perëndimor,   sepse ai ka prezencë ndërkombëtare.

Sot Ndrangheta është kudo në Perëndim, madje edhe në Amerikë.

Aktualisht Ndrangheta, si organizatë kriminale, është më e fuqishmja në botë. Ajo e ka fondin e parasë që disponon mbi 50 miliard dollarë, shumë kjo së cilës nuk i afrohet dot asnjë organizatë tjetër kriminale.

Nuk ka shumë që shërbimi sekret gjerman BND e radhiste mafien shqiptrare në lidhje shumë të ngushta me Ndrangheta-n italiane. Por çështja mendoj se do të shkojë edhe më tej.

ll.

Ne duhet të pranojmë faktin që Shqipëria sot është brenda konceptit të interesit të ngushtë të politikës amerikane. Kurse, klasa politike e korruptuar, po kërkon hapësira politike lindore drejt Rusisë, Turqisë dhe Kinës. Sepse po rreket t’i shpëtojë hetimit të krimeve që ka kryer.

Po ta shohësh nën  një prizëm realist, duhet të shprehësh mendimin se, duke qenë të rrezikuar nga reforma antikorrupsion, liderët e korruptuar të të dy partive të mëdha, dhe klientela e tyre mafioze, po kërkojnë hapësira lindore për të dalë nga presioni kontrollues perëndimor i Uashingtonit dhe Berlinit.

Nën një prizëm logjik, kuptohet se kjo përpjekje është thjesht një përpjekje intetesi personal, por mundësia e daljes nga kontrolli është zero.

Në fakt, e gjithë historia e Shqipërisë ka qenë një aventurë personale liderësh të korruptuar që kurrë nuk kanë pranuar të qëndrojnë brenda konceptit demokratik të kontrollit ligjor antikorrupsion.

Por tani, koha ka ndryshuar, dhe prandaj, duke e menduar hetimin e organizatës kriminale italiane Ndrangheta, jo si një rast të shkëputur, por brenda luftës antikorrupsion, që ka shpallur dhe po drejton politika amerikane në Shqipëri,  konkludojmë se:

Për faktin që mafia Shqiptare i ka rrënjët te Ndrangheta, dhe politika amerikane po drejton reformën antikorrupsion në Tiranë, kuptohet se në këto hetime të përditshme është prezent edhe FBI.

Tani dihet si nocion antikrim, se, kudo që ka krim të organizuar me përmasa të mëdha, ka edhe prezencë të FBI-së amerikane.

lll.

Si rrjedhim i këtij arsyetimi, na duhet të vëmë në dukje se, pikërisht për këtë lidhje që po spikat midis Ndrangheta-s dhe  prezencës së saj në mafien shqiptare, kuptohet se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojë punën në Shqiëri, sa më shpejt që të jetë e mundur.

BKH është institut juridik kushtetues i strukturuar me ligj të veçantë.

Risia e këtij institucioni është se, që në formulimin kushtetues të parashikimit të tij, ai është përcaktuar si një institucion që do të merret me hetimin e korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Pikërisht për këtë, na duhet të vëmë në dukje se, ekspertiza amerikane që është marrë me ndërtimin juridik të këtij instituti, ka qenë e qartë se korrupsioni shtetëror nuk ka dot fuqi pa krimin e organizuar. Në fakt, ky është fenomen i njohur historik, në të gjithë historinë disa- shekullore të krimit të organizuar.

Kjo tani është e vërtetë historike, por pikërisht për këtë, këtu rrjedh kjo pyetje: fakti që Ndrangheta është e vërtetuar që është prezent në Shqipëri, hetimi i saj, mos tregon që ka filluar hetimi i cili pritet  të sjellë provat në Shqipëri për lidhjet midis korrupsionit të lartë shtetëror dhe vetë Ndrangheta-s italo-shqiptare?

Natyrisht, kjo është e vërteta e kësaj kohe: prandaj edhe fillimi nga puna e Byrosë Kombëtate të Hetimit kuptohet se është çështje ditësh.

Përfundimisht, për faktin se lufta kundër Ndrangheta-s në Itali ka nisur me intensitet të madh, kuptohet përse BND gjermane ka folur hapur për lidhjet e Ndrangheta-s italiane me Shqipërinë. Dhe kjo, sepse në analet e shërbimeve ka rezultuar ndërveprimi midis korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë dhe pastrimit të parave që ka bërë dhe po bën Ndrangheta në Shqipëri.

Po emrat e të korruptuarëve të paskrupull të politikës së lartë në Shqipëri, kur do të fillojë t’i jepen mediatikisht shoqërisë shqiptare?

Ky proces sigurisht që do të fillojë me emrat e kryeministrave, ministrave dhe të bashkëpunëtorëve të tyre të korruptuar, në 25 vjet korrupsion shqiptar tashmë i provuar.

Tags: korrupsioniopinionpolitikaSPAKSpartak Ngjela

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post

Studiuesit zbulojnë ilaçin që mund të ulë numrin e infektimeve me koronavirus

Përse pesëshja e BE-së, vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Përse pesëshja e BE-së, vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Pagoi mijëra paund për në Britani, policia kap shqiptarin në shtëpinë e barit

Pagoi mijëra paund për në Britani, policia kap shqiptarin në shtëpinë e barit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?
Showbizz

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

by mirseda
19:54 | 07/01/2026
0

Dy banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përfshirë diten e sotme...

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

Trump për Groenlandën, Shtëpia e Bardhë: Prioritet diplomacia, por opsionet mbeten të hapura

18:54 | 07/01/2026
Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

18:03 | 07/01/2026
Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com