Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Divjakës.
Mësohet se një shtetas i identifikuar si Artan Kaboçi, ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë. Atakanë shkuar që ta shoqërojnë për një problem në banesën e tij në Mëhallëz.
Në këtë moment,Kaboçi ka hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, por fatmirësisht plumbat kanë dëmtuar vetëm makinat e policisë.
Më pas Kaboçi ka rrëmbyer një nga makinat e policisë dhe është larguar për tu kapur fill më pas nga RENEA.
Pas arrestimit, ka rezultuar se agresori ishte në gjendje të dehur dhe me probleme të shëndetit mendor.