Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me madhësi 4.7 rihter të shkallës rihter ka rënë mbrëmjën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave nga Instituti i Lëkundjeve Sizmike tërmeti ka rënë rreth orën 21:17.

Epiqendra ishte 15 kilometër në jug-perëndim të Gostivarit, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 2 kilometër.

Lëkundje të lehta janë ndjerë dhe disa qytete në Shqipëri, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.