Sot është një ditë zie për këngëtarin e njohur Eugent Bushpepa, pasi ka humbur të atin.
Babai i këngëtari është ndarë nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku prej ditësh qëndronte në koma.
Lajmin e bën me dije publicisti Gjergj Marku.
Postimi i plotë i Gjergj Markut:
SOT, per te ngushelluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret per ndarjen nga jeta te babait te tij!…
(Babai i kengetarit te njohur mirditas eshte ndare sot nga jeta pas nje aksidenti te rende ne Tirane, ku dhe qendronte ne koma prej ditesh.
Gjon Bushpepa ka qene drejtues ne disa sektore ne Mirdite dhe jo vetem. Prej vitesh jetonte familjarisht ne Tirane.
Ceremonia mortore ne RRESHEN.
Ngushellime te thella familjes per kete humbje te parakohshme!)