Kryeministri grek, Alexis Tsipras, është shprehur se marrëveshja e Prespës është historike edhe për Athinën e për Shkupin zyrtar, dhe se ratifikimi i marrëveshjes shpreh një obligim patriotik. Një koment ka dhënë edhe për protestat masive që u mbajtën dje, ku u hodhën tymuese. Sipas tij, në një shoqëri demokratike, qytetarët kanë të drejtë për protesta paqësore.
“Besoj se detyrim qytetar për secilin është që të izolojë grupet ekstreme që përpiqen të manipulojnë me protestën, dhe të eliminojnë gjuhën e urrejtjes. Mjaft kemi patur urrejtje qytetare në histori në këtë vit. Ksenofobët duhen eliminuar me anë të argumenteve dhe dialogut”, është shprehur për mediat kryeministri grek Tsipras.