Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë bën bashkë politikanët

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë bën bashkë politikanët

30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve në Kosovë, njerëzve që u internuan dhe që kërkohen edhe sot e kësaj ditë nga familjarët e tyre.  

Kjo ditë ka “bërë bashkë” politikat kosovarë, të cilët e kanë përkujtuar në mënyra të ndryshme, duke dhënë mesazhin që të gjithë duhet të angazhohen për zgjidhjen sa më parë të kësaj çështjeje.

Presidenti Thaçi ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt:

“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur.

Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë.

Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet.

E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave.

Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur.”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se do kërkojnë nga Serbia që t’i hapë dosjet për të pagjeturit:

“Qeveria e Kosovës është munduar të bëjë zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kemi punuar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Serbia t’i hapë dosjet”.

Ramush Haradinaj ka vënë kurora lulesh tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të pagjeturve. I dominuari për kryeministër nga koalicioni PAN ka thënë se çështja e të pagjeturve s`duhet të mbetet vetëm në nivel të diskutimit të familjarëve, por nevojitet angazhim më i madh i institucioneve.

Ndërkohë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe, çështje kjo që duhet të zgjidhet menjëherë.

“Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Tags: Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve në KosovëharadinajMustafajThaciveseli

TË LIDHURA

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

14:01 | 01/03/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari
Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

20:32 | 28/02/2026
Next Post
Gjermania jep alarmin, ISIS planifikon sulme të reja në Evropë

Gjermania jep alarmin, ISIS planifikon sulme të reja në Evropë

E sulmuan me acid, mesazhi i fortë i vlonjates: Sot nuk kam më frikë!

E sulmuan me acid, mesazhi i fortë i vlonjates: Sot nuk kam më frikë!

Dy milionë myslimanë drejt Mekës, nis pelegrinazhi i Haxhit

Dy milionë myslimanë drejt Mekës, nis pelegrinazhi i Haxhit







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com