Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Diskutimet Shqipëri-Greqi “tërbojnë” opozitën greke

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Diskutimet Shqipëri-Greqi “tërbojnë” opozitën greke

Kryeministri Edi  Rama dhe kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras , do të takohen në Zvicër në kuadër të samitit të Davosit, ndërsa s’përjashtohet fakti i një diskutimi për pikat e nxehta, që janë ende të pazgjidhura.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë deklaratës për shtypin në Bruksel. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:45.

Duket se takimi Rama – Tsipras nuk do të jetë thjesht protokollar, por madje thuhet se do të jetë  njëherësh mjaft thelbësor.Ministri Kotzias tha se në takimin e tyre ata do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arriten dakordësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.

Në fakt, dita e sotme ka qenë tepër e mbushur për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Mëngjesin e të hënës, ministria e jashtme greke përshëndeti fillimin e punimeve për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë Shqipëri.

Nga Brukseli, ministri i jashtëm Kotzias tha se gjen rastin të shprehë edhe njëherë kënaqësinë për këtë zhvillim. “Qeveria shqiptare kishte kurajën dhe vullnetin politik që të miratojë dy ligje zbatuese për marrëveshjen që ishte nënshkruar në vitin 2009…

“Vlerësoj jashtëzakonisht faktin se më në fund qeveria shqiptare po avancoj me hapa të guximshëm në realizimin e marrëveshjeve, ashtu siç është e obliguar të veprojë edhe pala greke”, tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek tha se të hënën kishte informuar edhe homologët e vet të BE-së në Bruksel, mbi bisedimet me ministrin Bushati në Korçë. Me kthimin në Athinë, Kotzias duhet ndër të tjera të përballet edhe me reagimet e partisë më të madhe opozitare, Demokracia e re.

“Partia konservatore e ka akuzuar ministrin se se çështje të rëndësishme të politikës së jashtme i trajton me një logjike fshehtësie dhe diplomacie sekrete”-shkruan Ora News.

Demokracia e Re ka depozituar në kryesinë e parlamentit një kërkesë për interpelancë me ministrin Kotzias, me qëllim që të informohet mbi bisedimet e Korçës dhe sidomos nëse në këto bisedime është diskutuar edhe për çështjen çame.

Tags: diskutimetgrekeGreqiopozitënshqiperiterbojne

TË LIDHURA

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

14:50 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali
Aktualitet

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Politikë

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Next Post
Sanchez: Krenar, jam i pari që shkel në “Old Trafford”

Sanchez: Krenar, jam i pari që shkel në “Old Trafford”

Djeg shtëpinë gabimisht, i moshuari bën gjestin e rrallë

Djeg shtëpinë gabimisht, i moshuari bën gjestin e rrallë

FMN: Ekonomia botërore do të rritet dyfish

FMN: Ekonomia botërore do të rritet dyfish







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

by mirseda
14:50 | 11/02/2026
0

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i...

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

14:45 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

14:11 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com