Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Disa pyetje për “krizën” e radhës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Disa pyetje për “krizën” e radhës

Nga: Lutfi Dervishi

Paralel me lajmi se nesër kthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, sot diskutohet lajmi se dy anije do të ankorohen në Vlorë të cilët do të prodhojnë energji duke rritur kështu prodhimin energjitik në vend. wowww!

Disa pyetje?

Çfarë është kjo marrëveshje?

Kush janë palët nënshkruese?

Kur do të mbërrijnë anijet në gjirin e Vlorës?

Sa energji do të prodhojnë?

Për sa kohë?

Me çfarë kostoje del energjia?

Kush do të paguajë për këtë energji?

A ka patur më parë (në vite) oferta për anije që prodhojnë energji me naftë?

A ka ndonjë konsideratë për ndotjen?

Mungesa e transparencës për të dhënë përgjigje për pyetje të thjeshta dhe paraqitja e këtij aksioni si shpëtim përballë krizës që “ka kapur gjithë planetin” ngre dyshime për rrugën e ndjekur në përballimin e krizës së radhës.

Shqipëria prodhon energjinë 99.99% nga uji. Diversifikimi i energjisë është debat të paktën 20 vjeçar. Për një ditë të zezë u ngrit TEC i Vlorës. Më tej u fol se nuk do të punojë më me nafta, por do të punoj me gaz. Përveç 100 milionë dollarë që ka marrë ndërtimi, janë dhe dhjetëra milionë dollarë të tjerë të shpenzuar për mirëmbatjen, pa prodhuar asnjë kilovat orë energji.

Kriza energjitike, si çdo krizë tjetër, nuk zgjidhet sot me nesër. Kriza zgjidhet me politika dhe rezultatet e politikave në energji duan kohë. Prandaj e kemi qeverinë, që të mendojë, të bëj strategji, të planifikojë, të vendosë cili është prioriteti për të investuar. Druaj se po bëhet e modës që për çdo problem zgjidhjen ta kërkojmë te aksioni.

Shqipëria prodhon 99% të energjisë me ujë, Kosova 99% të energjisë nga qymyri. U bë legjendë historia e ndërlidhjes së sistemit energjitik dhe këmbimi energjisë. Kur kemi mundësi mund të “depozitojmë” në Kosovë dhe anasjelltas.

Një vend që ka ujë me bollëk dhe ujë të bekuar që prodhon energji, një vend me 300 ditë me diell, një vend ku kalon tashmë edhe TAP, nuk ka arsye të shpallë alarme dhe panik.

Sot qeveria mburret se do të mbajmë të pandryshuar çmimin – a thua se ka qenë opozita që ka kërcënuar që mund të rritet çmimi energjisë për qytetarët.

Nga mëngjesi deri në darkë fjalët kyçe që dalin nga goja e qeveritarëve janë: luftë, krizë, sfidë, vështirësi, rritje çmimesh. Në fakt këto fjalë mund t’i përdorte opozita e cila sot flet për “paqe”, bashkim, zgjidhje, ulje çmimesh etj.

Kur flasim për energji, duhet të kemi parasysh se përveç energjisë, njerëzit kanë nevojë edhe për energji pozitive! Ndryshe kthehemi dekada pas, kur jeta ishte luftë me të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Tani duket se jeta është luftë me çdo krizë që kalon në planet. Për më tepër tashmë kemi një përvojë tejet të hidhur me situatat kur shpallim emergjencë dhe nxitojmë për zgjidhje siç është rasti i Incineratorëve.

Nëse do të kishte mirëadministrim nuk do të katandiseshim këto ditë si personazhet e Kadaresë te “Kështjella” që zgjidhjen e presin nga “daullet e shiut”. Nëse do të liberalizonim tregun për prodhimin e energjisë diellore dhe të kishte politika nxitëse për këtë burim energjie- sot do të flisnim për luftën në Ukrainë dhe jo për anije që do të prodhojnë energji në brigjet e Vlorës. Dhe gjëja që të tremb është se NUK e dimë faturën që na pret!

Tags: AnijeenergjiaLutfi Dervishi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Aktorja e thotë troç: Agron Llakaj më hoqi nga puna pa paralajmërim

Aktorja e thotë troç: Agron Llakaj më hoqi nga puna pa paralajmërim

DW: Sanksione për oligarkët rusë me prona në Shqipëri, mbështetës të l*ftës

DW: Sanksione për oligarkët rusë me prona në Shqipëri, mbështetës të l*ftës

Liz Truss: Putin po përdor teknika e a*matime gjithnjë e më ekstreme

Të pathënat për vajzat e Putinit, ja çfarë dihet për to (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri
Aktualitet

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

by mirseda
14:26 | 11/04/2026
0

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, gjatë një operacioni të zhvilluar më 10 prill...

U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

14:22 | 11/04/2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:21 | 11/04/2026
Aksident në Gjorm të Vlorës/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

Aksident në Gjorm të Vlorës/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

14:18 | 11/04/2026
Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

13:19 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com