Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Disa ide si mund të gjenden provat për të dënuar Thoma Gëllçin!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Disa ide si mund të gjenden provat për të dënuar Thoma Gëllçin!

Nga: Lutfi Dervishi

Katër muaj më parë ish drejtori i RTSH-së u arrestua me akuzën shpërdorim detyre sepse gjatë zbatimit të një tenderi, u shty me 16 ditë ardhja e një pjese të pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Hetimet, që kanë nisur 2 vjet e gjysëm më parë, nuk po çojnë në prova të besueshme as për akuzën shpërdorim detyre.

Për fatin e keq të prokuroreve rezulton se ish drejtuesi Thoma Gëllçi nuk e ka firmosur kontratën për tenderin për të cilin u bë aq shumë zhurmë. Jo vetëm që nuk e ka firmosur, por institucioni drejtuar prej tij, nuk e ka parapaguar firmën fituese! Thjesht prokuroria ka ngatërruar me një vit këstin e një pagese. Për më tepër pretendimi se i duhej bërë kërkesë AMA-s për kanalin televiziv Agro është në rastin më të mirë qesharak!

Thoma Gëllci ndodhet i izoluar prej 4 muajsh. Dhe gjatë 120 ditëve është pyetur vetëm javën e kaluar, vetëm një herë nga një oficer i policisë gjyqësore. Pyetjet janë histori më vete sepse nuk po pyetet për tenderin e shumëpërfolur, por për gjëra të tjera psh: a ka marrë leje ndërtimi për stacionet e RTSH-së në kohën e digjitalizimit?! Prokuroria tashmë po kërkon të gjejë diçka në dosje të tjera, në çështje të tjera! Kërkim të mbarë! Por duhet thënë se për këtë gjendje fajin e ka edhe vetë zoti Gëllçi! Ai nuk po e ndihmon prokurorinë të gjejë disa prova që të fajësojë veten dhe të nxjerrë faqebardhë akuzën.

Meqë nderi i akuzës e kërkon që medoemos të gjenden prova jo vetëm për të fajësuar Gëllçin, por edhe për të bindur opinionin dhe këdo të interesuar se nuk mbahet kot i izoluar si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndofta ia vlen që prokuroria të drejtojë hetimet në dy aspekte të tjera për të cilat nuk ka folur askush deri më sot.

Aspekti i parë lidhet me- kanalin e dedikuar RTSH Sport!

Eshtë lehtësisht e provueshme përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përgjegjësia e z. Gëllçi për moskualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Prokuroria mund t’i drejtohet me shkresë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe të bindet shkresërisht që Shqipëria nuk është kualifikuar në finalet e Botërorit të vitit 2022. RTSH e drejtuar nga Gëllçi, si partnere e Kombëtares Shqiptare, në rastin më të mirë është bashkëfajtore për mos arritjen e objektivit kombëtar për vajtjen e Kombëtares në Katar!

Mos vajtja në Katar i ka kushtuar Shqipërisë, dhe më konkretisht taksapaguesve shqiptarë, miliona euro dëm. Pa llogaritur dëmin në prestigj. Për më tepër hetimet e thelluara mund të nxjerrin në pah se ky është vetëm dëmi i vogël, pjesa e dukshme e ajsbergut, dëmi më i madh, pjesa e padukshme e ajsbergut, është i papërshkrueshëm. Duke transmetuar pa pagesë ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, RTSH ka bërë të mundur që si kurrë më parë, miliona shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të shikonin ndeshjet e Kombëtares. Si rrjedhojë numri i të zhgënjyerve, të mërziturve, njerëzve që kanë humbur bastet ka qenë shumë i madh! Disa fatkeq humbën shtëpi e katandi, shumë të tjerë humbën qetësinë shpirtërore dhe iu drejtuan farmacive duke konsumuar qetësues dhe drogëra të tjera. As Covidi nuk ka shkaktuar kaq dëme në shëndetin e shqiptarëve sa ka shkaktuar Thoma Gëllçi!

Nëse shqiptarët do të shikonin ndeshjet me pagesë, ashtu sikundër ka qenë dikur tradita, dhe jo falas siç e bëri RTSH në drejtimin e Gëllçit, dëmi do të ishte shumë më i vogël. Majde i papërfillshëm. Më pak shqiptarë do të shihnin ndeshjet, më pak shqiptarë do të traumatizoheshin dhe për rrjedhojë do të kishim më pak probleme me shëndetin mendor.

Nga komunikimi shkresor me FSHF-në prokuroria mund të konfirmojë se Shqipëria ka humbur ndeshjen me Anglinë në Londër 5-0 dhe në Tiranë 2-0. Kjo humbje mund të konvertohet në 7 vite heqje lirie, shto edhe dy humbjet 1-0 me Poloninë dhe dëmi shkon në 9 vite. Duke llogaritur gjykimin e shkurtuar, dëmi mund të shkojë përafërsisht 7 vite aq sa është dhe dënimi për nenin 252 të kodit penal për shpërdorim detyre.

Z. Gëllçi duhet të falenderojë thellësisht prokurorinë, që ndërkohë që po bën këto hetime të gjithanshme, të pavarura dhe profesionale, nuk e ka lënë në gjendje të lirë. E imagjinoni dot zemërimin e tifozëve Kuq e Zi dhe jo vetëm të atyre, ndaj zotit Gëllçi po ta shihnin në rrugët e Tiranës?! 8 janari do të dukej si shfaqje kukullash!

Për shkak të problemeve që ka aktualisht FSHF, prokuroria mund të hetojë më me imtësi në një pistë tjetër: kanali Agro. Ky kanal që do t’i shërbente fermerëve shqiptarë, në fakt më shumë u ka bërë dëm se u ka ardhur në ndihmë.

Mjafton të kujtojmë se në këtë kanal rregullisht është dhënë parashikimi i motit. Mund të provohet lehtë, përmes shkresave sigurisht, që parashikimi i motit në RTSH dhe në kanalin Agro ka qenë në disa raste tejet i gabuar dhe ka dyshime serioze se kjo ka qenë e qëllimshme! Kur është parashikuar të bjerë shi vendi është përballur me thatësiren dhe anasjelltas. Për rrjedhojë dëmet që i janë shkaktuar fermerëve janë të pallogaritshme. Duke i besuar Transmetuesit Publik, fermerët nuk kanë marrë masa për ujitje dhe prodhimi bashkë me mundin e tyre ka shkuar dëm. Ky prodhim i munguar i destinuar për eksport në rajon ka krijuar probleme edhe në raportet shumë të mira me fqinjët në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Ky është një dëm kolosal i pallogaritshëm dhe i pandreqshëm! Dënimi kapital është shumë pak. Por Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe ka hequr dorë nga dënimi kapital. Ndaj z. Gëllçi, që ka edhe shtetësinë amerikane, duhet të ndihet me fat që është në Shqipëri dhe jo në ndonjë shtet të Amerikës, ku lejohet dënimi kapital!

Si përfundim, duke hetuar në këto dy pista prokuroria i jep fund hetimeve disa vjeçare dhe i tregon vendin një njeriu që ka dëmtuar kaq shumë dhe kaq rëndë interesat e taksapaguesve shqiptarë! RTSH – Sport dhe RTSH Agro janë mjaftueshëm, për t’i dhënë ndëshkim shembullor Gëllçit, por ka edhe prova të tjera që mund të gjenden në RTSH Tani, RTSH Shkolla, RTSH Kuvend, RTSH 24, RTSH 1, RTSH 2, RTSH 3, RTSH film, RTSH fëmijë, RTSH muzikë, RTSH Film, RTSH Shkodra, RTSH Kukësi, RTSH Korça, RTSH Gjirokastra, RTSH Film, RTSH Shqip.

Nëse dikush ka alergji nga video, mund të gjejë prova edhe në 10 stacionet e Radio Tiranës. Dhe nëse ka njerëz që kanë alegji edhe videon edhe audion mund ta pyesin Thoma Gëllçin për “emrat e banorëve të Tokios që kanë kaluar Covidin, bashkë me nr e këmbës”.

E sigurtë është që do të gabojë në përgjigje!

 

Tags: Lutfi DervishiRTSHthoma gellci

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Debati i ashpër Einxhel-Donald në “Big Brother”, reagon Mariana Kondi

Debati i ashpër Einxhel-Donald në “Big Brother”, reagon Mariana Kondi

Megaoperacioni në burgje, 28 të implikuar

Megaoperacioni në burgje, 28 të implikuar

“Parku i Artit” në ish-Kinostudio

“Parku i Artit” në ish-Kinostudio







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën
Kosovo

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

by mirseda
23:03 | 21/11/2025
0

“Vëllai i Madh” ka marrë një vendim jo të mirë për tre banorët gjatë prime-it të sotëm....

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

22:15 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com