Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Dikur punonte në të zezë, sot shqiptari po jeton ëndrrën në Hamburg

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Përrenjasaku bën lajm në Gjermani. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Domosdovës, Olsi Beqo, i cili prej disa muajsh ka emigruar në Hamburg të Gjermanisë për një jetë më të mirë. Përveç jetës me të mirë, mësohet se Beqo ka gjetur edhe një ekip më të mirë. Duke qenë një emigrant i paligjshëm, Beqo si fillim e ka pasur shumë të vështirë për gjithçka.Puna që u detyrua të bënte pasi mbërriti në këtë shtet ishte në të zezë, jo shumë mirë e paguar dhe mjaft e lodhshme. Por, pavarësisht kësaj situate, ai nuk rreshti asnjë moment së renduri pas ëndrrës së tij, futbollit. Me anë të disa shqiptarëve të tjerë që banonin në Hamburg, Beqo arriti të siguronte një provë në një ekip në ligat inferiore, por dokumentacioni përbënte problem. Një emigrant i paligjshëm as mund të federohej, as të luante zyrtarisht dhe as të paguhej si duhej.

Por Beqo nuk u dorëzua pavarësisht vështirësive. Ish-sulmuesi i Domosdovës aplikoi si punëkërkues në zyrat e punës në Hamburg dhe, përveç punës më të mirë që gjeti, arriti edhe të bëjë letrat si emigrant i rregullt në shtetin gjerman. Efekti pozitiv në jetën e përrenjsakut erdhi zinxhir, pasi veç punës dhe letrave mundi edhe të regjistrohet si futbollist i rregullt ne ligën gjermane. Klubi, të cilit i është bashkuar është Klub Kosova.

Një ekip me president biznesmen shqiptar dhe me disa lojtarë shqiptarë. Beqo ka arritur të federohet menjëherë dhe ka debutuar vetëm para një jave me ekipin e tij ku ka arritur dhe fitoren e parë. Dy gola ka shënuar sulmuesi duke çuditur edhe të pranishmit me performancën e tij.Futbollistë, tifozë, trajnerë dhe gazetarë kanë thurur elozhe për shqiptarin, madje gazetarët nuk i kanë kursyer edhe shkrimet në mediat lokale gjermane. Madje, Beqo ka qenë edhe te formacioni si sulmuesi më i mirë i javës në kategorinë ku ekipi Kosova militon. Për Beqon gjërat po shkojnë si në një film që përfundon me fund të lumtur. “Jam më shumë se i lumtur që gjërat u rregulluan në jetën time.

Punoj tetë orë në një fabrikë, të cilën ma ka gjetur shteti dhe po ashtu kam një ekip me të cilin kam nënshkruar një kontratë dhe ndiej që kam shumë për të dhënë me këtë fanellë. Njeriu kur lufton, sakrifikon dhe nuk dorëzohet arrin gjithmonë atë që do”, tha futbollisti. I pyetur nëse tani që është me dokumente të rregullta a mendon të kthehet në Përrenjas, Beqo duke qeshur shprehet: “E mendoj shpesh rikthimin tim pas disa vitesh në Përrenjas, ama jo si futbollist por si trajner”.

Tags: DikurëndrrënHamburgjetonPunonteshqiptarisotzezë”

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

Vllaznia në shitje, ja sa para duhen për tu bërë president i shkodranëve

Gjyqtarja fiton 30 mijë euro dëmshpërblim se i anuluan vizitën në cirkun kinez

Nga stoli në stol dhe sërish në shitje, Levante nuk e do Sadikun







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com