Aktorja me famë botërore Edith Gonzalez e njohur gjerësisht nga gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, me emrin “Salome”, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Telenovela meksikane e titulluar “Salome” e transmetuar për muaj me radhë në Shqipëri ka qenë ndër më të pëlqyerat dhe aktorja 55-vjeçare mund të themi me plot gojën që ka qenë idhulli i të gjithë shqiptarëve.
3 vite më parë ajo është diagnostikuar me kancer dhe për fat të keq nuk arriti t’i bënte ballë sëmundjes në fjalë, pasi sëmundja e mposhte.
Kujtojmë se aktorja e mirënjohur ka lindur më datën 10 dhjetor të vitit 1964 në Monterrey, Meksikë.
Në vitin 2010-të ajo u martua me Lorenzo Lazo-n dhe ishte nënë e një vajze 15-vjeçare.