Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dikur grabitës në Itali, tashmë suvatues në Angli; Kuksiani merr vëmendjen e Daily Mail

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Dikur grabitës në Itali, tashmë suvatues në Angli; Kuksiani merr vëmendjen e Daily Mail

Britanikja Daily Mail i ka kushtuar një artikull një shqiptari, i cili ka mbërritur në Angli në mënyrë të jashtëligjshme, me kamion.

Daily Mail shkruan se shqiptari, i dënuar për grabitjen e një banke, zotëron një faqe në Facebook, ku poston emigrantë të jashtëligjshëm, që tentojnë të hyjnë në Britani.

Fari Lleshi, me origjinë nga Kukësi, u burgos në Itali në vitin 2011 për pjesëmarrje në një grabitje prej 20,000 paund.

Pas lirimit, Lleshi mbërriti në Angli, ku punon në tregun e zi si një suvatues, ndërsa mësohet se ai drejton edhe një faqe në Facebook, me më shumë se 70.000 ndjekës.

Në këtë faqe, publikohen fotografi të të rinjve shqiptarë, që ndodhen në pjesën e prapme të kamionëve apo furgonëve, në tentativë për të kaluar kufirin dhe për të mbërritur në Angli, raporton Tirana Today.

Lleshi u kap nga policia pas plaçkitjes së një banke pranë Trentos në Italinë Veriore me dy bashkëpunëtorë në tetor 2010. Ai u burgos tre muaj më vonë.

Ai tha për Daily Mail se ndjen keqardhje për gabimet e kaluara dhe po përpiqet të punojë shumë për t’i shlyer ato.

“Kam qëndruar gjashtë vjet në burg në Trentë. Kam grabitur bankën. Por tani i kam plotësuar këto detyrime. Unë dua t’i harroj këto gabime, të cilat nuk më pëlqejnë”.

Lleshi hyri në telashe pasi u zhvendos nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali për të shpëtuar nga varfëria në atdheun e tij.

Pas largimit nga burgu, ai punoi ligjërisht në Itali për njëfarë kohe, por tha se gjërat shkuan keq pasi ai u ‘provokua’ nga policia italiane raciste dhe abuzive duke ‘reaguar keq’.

“Kam humbur letrat e mia dhe nuk mund të qëndroja në Itali, kështu që shkova në Angli,” tha ai. “Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur në një kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të udhëtuar në Angli. Kam marrë një kamion dhe mbërrita në Angli”.

Ai tha se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk e dinë se ai është këtu.  

“Unë jam këtu si shumica e emigrantëve të paligjshëm të huaj për një mundësi më të mirë”, shtoi ai.

Fari Lleshi insiston që ai ka ndryshuar pas mbërritjes, teksa tha: “Lashë gjithçka pas dhe gjeta rrugën e duhur. Nuk kam asnjë arsye për t’u angazhuar në krime apo vepra penale.”

“Unë kam kaluar shumë telashe, por tani kam shumë projekte që shpresoj me ndihmën e Perëndisë që t’i realizoj në të ardhmen”.

Ai po përpiqet të bëhet një yll rap-i, dhe këngët e tij janë shfaqur në YouTube, ndonjëherë nën emrin Baba Lleshi dhe 2Gunz.

Në një këngë ai përshkruan kokainë në gjakun e tij, por tha se ky është simbol i gjërave të këqija që kalon ai, jo një referencë ndaj drogës.

Në një video të Facebook Live në Ditën e Boksit, ai mburrej se ishte ndjekur nga policia në Londër, por arriti të ikë.

Një zëdhënës i Zyrës së Shtëpisë tha: “Ne presim që ata që nuk kanë bazë të qëndrojnë të largohen vullnetarisht, nëse kjo nuk ndodh, ne do të ndërhyjmë për largimin e tyre. Kjo përfshin kriminelët e huaj, prej të cilëve ne kthyem më shumë se 6,000 vitin e kaluar.” TIRANA TODAY

Tags: “Daily Mail”angligrabitesitalikuksianisuvatuesvemendjen

TË LIDHURA

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë
Aktualitet

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

10:40 | 23/01/2026
Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier
Aktualitet

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

10:37 | 23/01/2026
Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë
Aktualitet

Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

10:17 | 23/01/2026
Next Post
Kurbin/Qëlluan me armë në fundvit, arrestohen 3 të rinj në lagjen ku u vra 16-vjeçari

Kurbin/Qëlluan me armë në fundvit, arrestohen 3 të rinj në lagjen ku u vra 16-vjeçari

Arrestimi i aktivistes së PD-së, shpërthen Manjani: TERROR SHTETËROR!

Arrestimi i aktivistes së PD-së, shpërthen Manjani: TERROR SHTETËROR!

FOTO/Fundviti në Londër, vajzat e dehura ‘spektakël’ në rrugë

FOTO/Fundviti në Londër, vajzat e dehura 'spektakël' në rrugë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë
Aktualitet

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

by mirseda
10:40 | 23/01/2026
0

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve...

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

10:37 | 23/01/2026
SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja

10:24 | 23/01/2026
Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

10:17 | 23/01/2026
Spiropali pritet në Stamboll nga Ministri i Jashtëm turk: Partneriteti strategjik në rritje,

Spiropali pritet në Stamboll nga Ministri i Jashtëm turk: Partneriteti strategjik në rritje,

10:14 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com