Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dikur e paditi, sot Rama e konsideron njeri të besuar juristin e njohur

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dikur e paditi, sot Rama e konsideron njeri të besuar juristin e njohur

Kryeministria ka shpallur sot listën me 17 emrat e gjyqtarëve që janë në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në Strasburg. Ndër to është edhe emri i gjyqtarit Sokol Hasani. Ky nuk është një emër i panjohur pasi në gusht të vitit 2015 ai kishte paditur kryeministrin Edi Rama për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, përkatësisht për tre leje ndërtimi në dy vite të ndryshme.

Pra para tre vishte Hasani kishte paditur kryeministri, ky i fundit e ka pranuar në listën e 17 gjyqtarëve që janë në garë për Strasburgun ku do të përfaqësojnë vendin tonë.

Por kush është Sokol Hasani?

 Ai ka qenë ish-nëndrejtori i ALUIZNI-t, i cili më herët ka kallëzuar penalisht edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për lejet e legalizimit. Ishte Gjykata e Lartë e cila kishte pranuar kërkesën e tij për hetimin e Ramës, në vitin 2012, nëdrsa ia ka rrëzuar kërkesën për nisjen e hetimit ndaj Berishës, në atë kohë kryeministër, i cili akuzohej për “shpërdorim të detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Hasani në atë kohë, pasi u shkarkua me urdhër të Berishës, ngriti edhe padinë në të cilën pretendonte se gjatë kohës që ka qenë në funksionin e zv. drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, tetor 2010 – mars 2012, për shkelje të vërejtura në lidhje me praktikat e legalizimeve nga ana e ALUIZNI-t, ai kishte lajmëruar Kryeministrin Berisha.

“Letrat dhe SMS-të ia kam dërguar Kryeministrit, ku e vija në dijeni për shkeljet e bëra”, është shprehur Hasani në atë kohë.

Sipas tij, Kryeministri Berisha e ka kryer me dashje veprën e “shpërdorimit të detyrës”.

Para Kolegjit Penal Hasani u shpreh se pas këtyre kallëzimeve ai ishte shkarkuar nga detyra dhe në shkarkimin e tij nuk kishte asnjë motivacion.

Tirana Today sjell edhe një herë sot vendimin e dhen në vitin 2012 nga Gjykata e Lartë, në lidhje me kërkesën e Hasanit.

VENDIM

NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Aleksandër Muskaj Kryesues
Andi Çeliku Anëtar
Mirela Fana Anëtare
Majlinda Andrea Anëtare
Medi Bici Anëtar

në datën 08.10.2012, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:

KËRKUES: SOKOL HASANI

KUNDËR: SALI BERISHA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar në gjyq nga av. Erinda Ballanca.
PROKURORIA E PËRGJITHSHME, përfaqësuar në gjyq nga Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.

OBJEKTI:
Kundërshtimi i vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme 
datë 18.05.2012 për “Mosfillimin e procedimit penal” 
ndaj shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë.
Baza Ligjore: Neni 292/2 i Kodit të Procedurës Penale.

Në datën 18.04.2012 shtetasi Sokol Hasani ka paraqitur kallëzim pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë kundër shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” sipas neneve 248 e 300 të Kodit Penal.

Prokuroria e Përgjithshme në datën 18.05.2012 ka marrë vendimin për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Sali Berisha, për shkakun se mungojnë elementët e figurave të veprave penale të kallëzuara, të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal.
Kallëzuesi është njohur me këtë vendim dhe në datën 01.06.2012 ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë kërkesë për kundërshtim të vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme datë 18.05.2012 për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës së Lartë Arben Kraja, i cili kërkoi, lënien në fuqi të vendimit datë 18.05.2012 të “Mosfillimit të procedimit penal”; dëgjoi kërkuesin Sokol Hasani, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal dhe regjistrimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit Sali Berisha për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit e vijimin e hetimeve; dëgjoi mbrojtjen e shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë që kërkoi rrëzimin e ankimit të palës kallëzuese; dhe, pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N
Se vendimi i datës 18.05.2012, i “Mosfillimit të procedimit penal” i Prokurorisë së Përgjithshme është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural penal dhe si i tillë, duhet të lihet në fuqi dhe të rrëzohet kërkesa e palës kërkuese.

  1. Rrethanat e faktit e arsyetimi i vendimit të mosfillimit.
    1. Në datën 18.04.2012 shtetasi Sokol Hasani, ish-Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Tiranë, ka paraqitur kallëzim pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë kundër shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” sipas neneve 248 e 300 të Kodit Penal.
    2. Në kallëzimin e tij, shtetasi Sokol Hasani pretendon se shtetasi Sali Berisha është informuar nga kallëzuesi me anë të sms-ve dhe informacionit shkresor, për shkelje të rënda ligjore gjatë procesit të legalizimit dhe dhënies së lejeve për objektet informale kryesisht në Tiranë e më gjerë. Këto shkelje, sipas kallëzuesit, konsistonin në shpërdorimin e detyrës me pasoja të rënda financiare për shtetin dhe në kalimin në pronësi të truallit jashtë kritereve të ligjit organik nr.9482, datë 03.04.2006 të ALUIZNI-t.
    3. Kryeministri, sipas kallëzuesit, në vend që të reagonte ndaj shkelësve të ligjit, ka reaguar ndaj kallëzuesit Sokol Hasani duke nxjerrë Urdhërin nr.31, datë 07.03.2012 për lirimin e tij nga detyra, duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal. 
    4. Rezulton në kallëzim se Sokol Hasani, në cilësinë e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, ka njoftuar për shkelje të vërejtura të ligjit Kryeministrin, Ministrin e Punëve Publike si dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ai ka bërë kallëzime penale edhe për çdo nëpunës që ka shkelur ligjin (sipas gjykimit të kërkuesit).
    5. Prokuroria e Përgjithshme në datën 18.05.2012 ka marrë vendimin për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Sali Berisha, për shkakun se mungojnë elementët e figurave të veprave penale të kallëzuara, të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal.
    6. Organi procedues ka arsyetuar në vendimin e tij se, në këto rrethana, shtetasi Sali Berisha nuk ka kryer veprat penale të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal, pasi duke u liruar nga detyra e duke bërë ankim ndaj urdhrit, kallëzuesi duhet t’i nënshtrohej juridiksionit civilo administrativ për zgjidhjen e kësaj çështje.
    7. Në lidhje me veprën e moskallëzimit të krimit, organi procedues argumenton se, përderisa nga ana e kallëzuesit është ezauruar një herë kallëzimi që ai ka bërë pranë organit të akuzës, nuk ka pasur nevojë të ribëhej një kallëzim i dytë nga ana e Kryeministrit.
    8. Kallëzuesi është njohur me këtë vendim dhe në datën 01.06.2012 ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë kërkesë për kundërshtim të vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme datë 18.05.2012 për “Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
    B. Në lidhje me kërkesën e paraqitur nga kallëzuesi.
    9. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Lartë për t’u gjykuar, e cila në këtë rast ka juridiksionin fillestar. Në nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcaktohet se:… “Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.
    10. Në nenin 75, pika “B” paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Penale gjithashtu përcaktohet se: … Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të përcaktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, deputetët, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit…
    11. Në vështrim të këtyre përcaktimeve të ligjvënësit, meqenëse shtetasi Sali Berisha është Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar. 
    12. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi palët e administroi provat e paraqitura në gjykim, arrin në përfundimin se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi është i pambështetur në ligj dhe si i tillë nuk do të pranohet. 
    13. Kështu, për sa i përket kallëzimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si të tillë nga neni 248 i Kodit Penal, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga organi i akuzës për këtë vepër për faktin se, emërimi dhe lirimi nga detyra i kallëzuesit janë bërë me urdhrat nr.188, datë 20.10.2010 (për emërimin) dhe nr.31, datë 07.03.2012 (për lirimin), të nxjerra nga ana e Kryeministrit. Urdhrat janë nxjerrë në përputhje me kompetencat që Kushtetuta dhe ligji i njohin Kryeministrit e me propozim të Ministrit të Punëve Publike e Transportit.
    14. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të drejtë e të bazuar në ligj vendimin e përfundimin e arritur nga organi i akuzës edhe për sa i përket kallëzimit për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit ”, parashikuar si e tillë nga neni 300 i Kodit Penal. Rezulton se kallëzuesi ka bërë personalisht kallëzime në Prokurori dhe organi i akuzës ka marrë dijeni se një vepër penale dyshohet (sipas kallëzuesit), se është kryer nga nëpunësit Shaban Memija, Liljana Hasani, Kristaq Qirko, Tana Kushova, Florjan Haxhi e Albert Kaculi e në këto kushte nuk ka vend për të diskutuar për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
    15. Në arsyetimin e vendimit, organi i akuzës ka motivuar mungesën e elementëve të figurave të veprave penale objekt i kallëzimit, për shkak se nga rrethanat e faktit rezulton që fakti penal nuk parashikohet si vepër penale si argumentohet më sipër. 
    16. Vendimi i prokurorit për mosfillimin e procedimit penal vlerësohet i ligjshëm, edhe për shkak të kuptimit dhe të zbatimit të drejtë të ligjit material dhe procedural penal. 
    17. Sipas nenit 290/Ç të K.Pr.Penale, përcaktohet qartë se në cilat raste organi procedues merr vendim për mosfillimin e procedimit penal. Në rastin konkret, vendimi i atakuar është i bazuar në nenet 277/3, 290 gërma “Ç” e 291 të K.Pr.Penale (fakti penal nuk parashikohet si vepër penale).
    18. Në kushtet kur, në bazë të kallëzimit e materialeve shoqëruese të tij, është e qartë situata procedurale dhe ajo penale e hetimit, nuk vlerësohet me vend vazhdimi i hetimeve të mëtejshme për këtë çështje.
    C. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
    19. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të drejtë vendimin për mosfillimin e procedimit penal të dhënë në zbatim korrekt të ligjit material dhe procedural penal.
    20. Vendimi është rrjedhojë e kuptimit dhe zbatimit të drejtë të ligjit penal dhe, si i tillë, Kolegji vlerëson se ai do të lihet në fuqi.

PЁR KЁTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e neneve 277/3, 290/Ç e 291 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit të mosfillimit të procedimit penal, datë 18.05.2012 të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.

Tiranë, më 08.10.2012

Tags: besuarDikurjuristinkonsideronnjerinjohurpaditirama

TË LIDHURA

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike
Analizë

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia
Aktualitet

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, të riut i kanë prerë veshin. Arrestohen tre persona

19:34 | 22/08/2025
Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut
Aktualitet

Flluska e sekuestrimeve të SPAK/ ‘El Chapo’ shqiptar merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes dhe krushkut

19:17 | 22/08/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 12 prill 2018

Kapet sasi e madhe droge në Fier, trafikantët braktisin furgonin

Reagon Basha pas vendimit të gjykatës: Drejtësi gjysmake, protestat do vijojnë

Reagon Basha pas vendimit të gjykatës: Drejtësi gjysmake, protestat do vijojnë

Kryemadhi: I kërkuam Mogherini-t të ndërhyjë te Rama për të liruar 11 kuksianët e arrestuar

"Asnjë show apo shfaqje “dashurie publike, nuk e shpëton dot frikën tënde" , reagon Kryemadhi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Arabia Saudite e shqetësuar për Gazën pas raportit të OKB-së për urinë
Bota

Arabia Saudite e shqetësuar për Gazën pas raportit të OKB-së për urinë

by mirseda
20:27 | 22/08/2025
0

Arabia Saudite tha të premten se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën humanitare në Rripin e Gazës,...

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

20:05 | 22/08/2025
Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

19:45 | 22/08/2025
Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

19:40 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com