E premte, 6 Gusht, 2021
26.5 C
Tirana

Reagon Basha pas vendimit të gjykatës: Drejtësi gjysmake, protestat do vijojnë

Ka reaguar pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit Shkodër, për lirimin e 7 kuksianëve të arrestuar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, Basha shkruan se kjo është një arritje e rezistencës qytetare.

“Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament, ka vijuar me tej Basha.

Postimi i plotë

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Messi largohet përfundimisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga klubi katalanas, ku zyrtarizoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye...

Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA

Nga: Mero Baze Sali Berisha i harxhoi gjithë fishekët kundër SHBA, në një përpjekje për t’u dëshmuar atyre se ka pas Partinë Demokratike dhe do...

Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju rrëfej sozinë që përdorte Enveri në Pogradec

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, numrin e kaluar ka kujtuar bëmat e Hekuran...

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar...

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Dita-ditës po shtohen infektimet. Duket se thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar masat anti-Covid, kanë shkuar në "vesh të shurdhër" për këtë...