Një mjet është shkrumbuar në Vlorë. Ky rast është shënuar në lagjen “Pavarësia”, paraditen e sotme.
Fillimisht mendohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe po heton shkaqet e rënies së zjarrit në makinë.