Pak minuta më parë, flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të Gjykatës së Lartë në Tiranë.
Zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë, në katin e parë të ndërtesës.
Sapo janë sinjalizuar për flakët e zjarrit, në kohë reale kanë mbërritur në vendin e ngjarjes makinat e zjarrfikëses dhe policisë.
Mister mbeten shkaqet e rënies së zjarrit, e ndërsa dyshohet se janë djegur disa dokumente.