Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dibër, sherr mes militantëve të dy partive, arrestohet një polic

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dibër, sherr mes militantëve të dy partive, arrestohet një polic

Dibër, konfrontohen dy grupe militantësh të dy subjekteve politike, simpatizantë të një subjekti politik kanë bllokuar qarkullimin e dy mjeteve në rrugë të një subjektit tjetër politik duke u konfrontuar verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës, normalizimin e saj dhe kryerjen e veprimeve proceduriale.

Komunikata e policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër dhe Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në D.V.P Dibër, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale të “Shpërdorimit të autoritetit policor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal, shtetasin : Demir Deda, 26 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, (Punonjës Policie në Stacionin e Policisë Port – Durrës, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.06.2017, rreth orës 01.00, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur Ushtelenxë, Njësia Administrative Tomin, Bashkia Peshkopi, në rrugën e fshatit Ushtelenxë, po ndodh një konfrontim midis simpatizantëve të dy subjekteve politike, pasi disa banorë të fshatit Ushtelenxë, simpatizantë të një subjekti politik kanë bllokuar qarkullimin e dy mjeteve në rrugë të një subjektit tjetër politik duke u konfrontuar verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Menjëherë, forca të shumta Policie të Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Dibër, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës, normalizimin e saj dhe kryerjen e veprimeve proceduriale.

Nga efektivët e Policisë u bë kontrolli fizik i dy automjeteve dhe disa personave të përfshirë në konflikt, ku në automjetin tip ”Range Rover”, që drejtohej nga shtetasi Demir Deda, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie.

Përveç këtij automjeti, në shoqërinë e tij ka qenë dhe një automjet tjetër tip ”Land Rover”, me mbishkrime e logo të një subjekti politik, ku u bë kontrolli i imtësishëm, nga ku nuk u konstatua asnjë send apo material i kundaligjshëm.

Gjithashtu, u kryen veprimet proceduriale dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, ndaj shtetasve: D.R, 36 vjeç, banues në Peshkopi. M.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë K.S, 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë. Materialet në ngarkim të tyre u referuan si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ”Prishja e qetësisë publike” dhe ”Kanosja”, parashikuar nga nenet 293, 274, 84 e 25 të Kodit Penal. Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Dibër.

Tags: arrestimDibermilitantpoliciasherr

TË LIDHURA

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij
Aktualitet

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025
Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira
Aktualitet

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

17:34 | 17/09/2025
Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

17:20 | 17/09/2025
Next Post
Basha fermerëve: Do mbyll doganat për mallrat e eksportit

Basha: Rama dhe Meta kanë pranuar se dështuan me turp. Burg i pamëshirshëm për ata që prekin votat

Përkthimi i votave në mandate, ja “sekreti” i formulës për zgjedhjet e 25 qershorit

Përkthimi i votave në mandate, ja “sekreti” i formulës për zgjedhjet e 25 qershorit

Thirrja për armatosje e Metës, flet ministrja e LSI: Nuk është çështje faljeje

Thirrja për armatosje e Metës, flet ministrja e LSI: Nuk është çështje faljeje

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025




TË FUNDIT

E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet
Sport

E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

by mirseda
19:03 | 17/09/2025
0

Një valë tensionesh politike po përplaset me botën e sportit, teksa zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle...

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025
Begaj vizitë zyrtare në Hungari, takim me kryeministrin Orban, diskutime për bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj vizitë zyrtare në Hungari, takim me kryeministrin Orban, diskutime për bashkëpunimin mes dy vendeve

18:04 | 17/09/2025
Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

17:34 | 17/09/2025
Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

17:20 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com