Taksa e mallrave që Kosova i ka vendosur Serbisë, ka sjellë edhe ndërprerjen e dialogut mes dy vendeve.
Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën britanike ‘Independent’, ka folur rreth takimeve që ka realizuar deri më tani me homologun e tij serb në Bruksel.
“Vuçiç patjetër ka ndryshuar, kryesisht për shkak se ai ka kaluar kohë të vështira për shkak të gabimeve të tij. Regjimi që ai i përkiste dikur ishte i keq, një regjim që bëri shumë dëm jo vetëm për Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë, por edhe vetë Serbisë. Vuçiç është një person shumë i vështirë për të negociuar, për të bërë dialog. Por unë nuk e kam zgjedhur atë si homologun tim, ai nuk më ka zgjedhur mua si homologun e tij, është realiteti i këtyre dy shteteve sovrane”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, Thaçi ka komentuar edhe protestat që opozita serbe ka zhvilluar kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, teksa thotë se ekziston rreziku që ata ta friksojnë për arritjen e një marrëveshje, por pohon se nuk e shpreson këtë gjë.
“Në vitet 1998 dhe ’99, Vuçiç dhe unë ishim në opozitë. Ne fituam, ai humbi. Megjithatë, ai është një udhëheqës legjitim. Liderët në Kosovë dhe Serbi u votuan nga qytetarët. Ne kemi ndryshuar të gjitha në një mënyrë pozitive, ne duhet të evoluojmë. Tani nuk flasim për luftë dhe konflikt, por flasim për arritjen e paqes. Ka pasur demonstrata të fundit në Serbi dhe ekziston rreziku që ata mund të trembin Vuçiç për arritjen e një marrëveshje, por ne nuk shpresojmë. Për fat të keq, gjithmonë do të ketë të tillë që janë kundër paqes”, theksoi ai.