Ministri i Jashtëm i Italisë, i ka cilësuar si presione dhe thirrje nacionaliste, idenë për rishikimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në Prishtinë, diplomati italian u shpreh se Italia është kundër idesë së ndryshimit të kufijve midis dy shteteve.
Di Maio tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, pasi integriteti dhe sovraniteti i saj nuk janë në diskutim, teksa shtoi se ka edhe mbështetjen e Italisë.
Luigi Di Maio: “Jam plotësisht i bindur se Kosova nuk ka asgjë për tu frikësuar nga ky dialog. Kemi parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste dhe thirrjeve që synojnë rishikimin e kufijve në rajon dhe vënien në dyshim të integritetit territorial të disa vendeve. Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë. Ju e dini mirë se mund të mbështeteni të Italia.