Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi, dhe një vrasje në mes

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dialogu Kosovë-Serbi, dhe një vrasje në mes

Në një ditë kur pritet të rifilloje dialogu teknik me Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me armë zjarri lideri i partisë SDP, Oliver Ivanoviç.

Nuk mund të themi me siguri se kjo ngjarje e rëndë do të ketë ndikim në lidhje me dialogun e mëtejshme mes dy shteteve. Por, sot në orën 16:01 në Bruksel pritet të takohen delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit.

Takimi

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, lëvizja e lirë dhe gjyqësia, janë temat për të cilat diskutohet të martën në Bruksel mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.

Pas një ndërprerjeje disa mujore, të martën (16.01)në Bruksel takohen delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Delegacioni i qeverisë së Beogradit kryesohet nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ndërsa delegacioni i Prishtinës kryesohet nga Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj. Maja Kocijanciç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, ka deklaruar se “gjatë tri ditëve të dialogut teknik nga data 16 deri më 18 janar, do të diskutohet për dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, siç janë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, lëvizja e lirë dhe gjyqësia”. Sipas saj, “BE pret nga të dy palët që në mënyrë konstruktive të angazhohen në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar nga rezultati”.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut është obligim që të dy palët kanë ndërmarrë në raport me Bashkimin Evropian në mënyrë që të përcaktohet shpejtësia e progresit në rrugën evropiane”, ka deklaruar Maja Kocijanciç.

Përbërja e re e ekipit të Prishtinës në dialogun teknik me Beogradin që rifillon të martën në Bruksel, thuhet të jetë duke përgatitur bazën për një marrëveshje në nivelin më të lartë politik që nga Kosova pritet ta udhëheqë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit ka bërë thirrje për krijimin e një ekipi uniteti, ide kjo që është kundërshtuar nga dy partitë politike opozitare, LDK dhe Vetëvendosja. Këto dy subjekte politike, thonë se vetëm parlamenti i Kosovës mund ta mandatojë Presidentin Thaçi që të kryesojë nivelin e lartë politik në bisedime me Serbinë. Në delegacionin e nivelit teknik të Prishtinës, janë përfshirë këshilltari i parë politik i kryeministrit, Avni Arifi, këshilltari politik i Presidentit të Kosovës, Adrian Arifaj dhe këshilltari politik i kryetarit të parlamentit, Blerand Stavileci, por askush nga opozita.

Takimi i fundit i nivelit të lartë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është zhvilluar më 31 gusht të vitit të shkuar ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Të dy presidentët patën dhënë zotimin e tyre që janë duke punuar për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Edhe Kosova, edhe Serbia, qytetarët e të dyja vendeve kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare, që u hap perspektivë të dyja vendeve për integrimin evropian. Vetëm dialogu, mirëkuptimi dhe pajtimi janë rruga e së ardhmes për të dyja vendet. Shpresoj se do të punojmë në këtë frymë edhe në të ardhmen dhe do të arrijmë marrëveshje”, pati thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pati thënë: “Askush nga ne nuk është shumë optimist, por po e përsëris atë që u kam thënë të gjithëve në Beograd, që i kam thënë Hashim Thaçit dhe Federica Mogherinit, se nëse kemi qoftë një ose dy përqind shanse që të arrijmë ndonjë marrëveshje, ajo ia vlen për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë”, pati thënë Aleksandër Vuçiç.

Kosova dhe Serbia me 19 prill 2013 patën nënshkruar marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyja vendeve. Në kuadër të kësaj ndër marrëveshjet më të rëndësishme që janë arritur në dialogun Kosovë-Serbi është: Marrëveshja për lirinë e lëvizjes, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, marrëveshja për telekomin dhe energjetikën dhe marrëveshja për drejtësinë. Shumica nga këto marrëveshje janë zbatuar me përjashtim të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila akoma nuk ka filluar së zbatuari për faktin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pati interpretuar si një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

E Presioni i Serbisë dhe listës Serpska që është pjesë e qeverisë së Kosovës po vazhdon mbi autoritetet e Prishtinës, që ta formojnë asociacionin e komunave, që do t’u jepte më shumë autonomi komunave të banuara me shumicë serbe. 10 komuna janë në Kosovë të banuara me shumicë serbe dhe të gjitha këto udhëhiqen nga përfaqësuesit e listës Srpska që e ka mbështetjen e qeverisë së Beogradit./DW

Tags: Dialogukosovemesserbivrasje

TË LIDHURA

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë
Aktualitet

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza
Aktualitet

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza

16:10 | 20/10/2025
Next Post
Si mund të shpjegohet? Romela Begaj, pozitive për doping

Si mund të shpjegohet? Romela Begaj, pozitive për doping

Paralajmërimi i SHBA-ve për trazira në Kosovë, 2 ditë para vrasjes së Ivanoviçit

Paralajmërimi i SHBA-ve për trazira në Kosovë, 2 ditë para vrasjes së Ivanoviçit

U qëllua nga një mjet në lëvizje/Kush ishte lideri serb që u ekzekutua në Mitrovicë?

U qëllua nga një mjet në lëvizje/Kush ishte lideri serb që u ekzekutua në Mitrovicë?







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

by mirseda
17:58 | 20/10/2025
0

Kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare e Bashkisë së Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me mësuese...

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

17:55 | 20/10/2025
Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

17:42 | 20/10/2025
Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të vizitojë nesër Uashingtonin, zbardhen detajet

Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të vizitojë nesër Uashingtonin, zbardhen detajet

17:13 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com