Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Dhuratë për Vitin e Ri/ 60 familje rome bëhen me shtëpi

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Dhuratë për Vitin e Ri/ 60 familje rome bëhen me shtëpi

Të gjithë kërkojnë që të kalojnë sa më mirë festën e ndërrimit të viteve. Por kur je i pastrehë he s’ke ku të fusësh kokën është e vështirë. Familjet e komunitetit romë shpesh nuk kanë mundësinë ekonomike të kenë një banesë me kushtet minimale. Këtë herë në ditën e rinovimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 60 banesa të reja për 60 familjet rome, që u prekën nga projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana. Banesat e reja erdhën si një dhuratë për këto familje, të cilat mbrëmjen e Vitit të Ri do mund ta kalojnë në një shtëpi të ngrohtë.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-në, përfundoi ndërtimin e 60 banesave pranë ish-repartit ushtarak në Lanabregas, të cilat sot, në ditën e fundit të vitit, u janë dhuruar 60 familjeve të komunitetit rom. Veç kryebashkiakut Veliaj dhe ambasadorit Lu, të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që ky projekt përfundoi brenda një kohe të shkurtër, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kontribuuan që edhe këto familje ta kalonin Vitin e Ri në një strehë të re. “Jam shumë i lumtur sot, që pas një pune të gjatë dhe fantastike nga të gjithë kolegët, kemi bërë zhvendosjen e komunitetit rom nga situata e vështirë te Bregu i Lumit, në një banesë shumë dinjitoze në Lanabregas”, tha Veliaj. Ai theksoi se ndërtimi i këtyre shtëpive është një premtim i mbajtur, e shtoi se ajo që mbetet sfidë për të gjitha institucionet është integrimi i tyre.

“Për ne është jetike që ta mbajmë fjalën. E kishim premtuar që Viti i Ri do t’i gjente këto familje në shtëpi të reja. Është e rëndësishme që komuniteti të mos ndihet si mish i huaj, por të përqafohet nga të gjithë fqinjët. Besoj se kemi nevojë për këtë lloj integrimi”, tha Veliaj. Ai u shpreh se standardi i vendosur në ndërtimin e këtyre banesave në Lanabregas do të ndiqet edhe në projektet e tjera sociale të Bashkisë Tiranë, siç është edhe ai i banesave në Shkozë.

“Ka qenë një operacion i vështirë, por besoj ka vendosur një standard. Siç këto familje hynë në banesat e reja në Lanabregas, ashtu edhe komuniteti i Shkozës, do të jetojë në një realitet tjetër. Në fillim të janarit do të jemi aty për ta uruar edhe atë komunitet, ndonëse kanë filluar të hyjnë në shtëpitë e reja. Kështu që, çfarë ishin punë të vjetra i mbyllëm këtë vit. Mezi pres që të mbajmë fjalën për të gjitha premtimet e 2018-ës dhe të bëjmë akoma më shumë punë të mbara për të treguar që ky është një qytet, ku suksesi nuk varet nga ngjyra e lëkurës, nga mbiemri apo nga partia politike, por varet nga talenti dhe bashkëpunimi që kemi me gjithsecilin”, vijoi Veliaj.

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe gjitha institucionet e tjera që mundën të ralizojnë këtë projekt që i jep zgjidhje problemit të një prej komuniteteve më të vuajtura në vend. “Kjo është një ditë e gëzueshme. Komuniteti nga Bregu i Lumit ka pasur kushtet më të vështira të jetesës në Shqipëri. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në këto shtëpi. Shprehim lëvdatat tona për Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financës, OSSHE, komunitetin e Lanabregasit dhe Shkozës, veçanërisht për imamin, kryeplakun, OKB, BE-në, OSBE-në, OJQ-të rome, por mbi të gjitha për këtë komunitet të guximshëm rom. Urime për shtëpitë tuaj të reja”, u shpreh ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.
Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams theksoi se ky model përkujdesje ndaj komunitetit rom duhet të ndiqet nga të gjitha bashkitë e tjera. “Është e mrekullueshme të shohësh para fundit të vitit, 60 shtëpi të reja për familjet rome. Urime bashkisë, është rëndësishme të dimë se ata paguan për 80% të kësaj. UNDP-ja është shumë krenare të bashkëpunojë me Bashkimin Europian për të bërë ndihmuar me çfarë të mundet. Do të dëshironim të shikonim të gjitha bashkitë që të kujdeseshin për njerëzit e tyre në këtë mënyrë. Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe me shtëpi me kushte moderne për të gjithë, ndaj duhet të ketë shtëpi sociale të disponueshme për çdokënd dhe është fantastike të shikosh lidershipin e Tiranës këtu”, tha Williams.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se kësaj lagjeje të re të kryeqytetit nuk do t’i mungojnë as shërbimet e tjera sociale dhe shëndetësore. “Sot është dita e fundit e vitit, por është dita e parë e një jete të re për 60 familjet e komunitetit rom të cilët janë transferuar pikërisht në këto banesa në sajë të kontributit të Bashkisë së Tiranës, të UNDP-së, të Bashkimit Europian. Unë jam shumë e kënaqur që shohim sesi bëhen realitet politikat e qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për adresimin dhe integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian, pikërisht në kuadër të strehimit, por gjithashtu pa lënë mënjanë arsimin dhe punësimin. Unë dua të them që në këto banesa, që tashmë janë ndërtuar do të kemi afër edhe ambulancën për çdo rast që mund të ketë në kuadër të kujdesit për shëndetin”, u shpreh ministrja Manastriliu.

Shtëpitë janë ndërtuar në sipërfaqe totale prej 11.699 m2 dhe janë organizuar në 15 godina të veçanta, nga të cilat 11 janë godina të reja dhe 4 të tjera janë rikonstruksion. Në total, janë ndërtuar 60 apartamente të madhësive dhe përmasave të ndryshme. 

Tags: 60 familjebëhendhuratëkomunitetitromeshtepiVitin e Ri

TË LIDHURA

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës
Aktualitet

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë
Politikë

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

22:15 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime
Aktualitet

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
Next Post
FOTO/Mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë, si festuan politikanët

FOTO/Mes dhuratave të shtrenjta dhe fotove në kishë, si festuan politikanët

Australia kalon në vitin 2018

Australia kalon në vitin 2018

Nuk e ndal as bora, këngëtarja shqiptare zhvishet dhe uron Vitin e Ri

Nuk e ndal as bora, këngëtarja shqiptare zhvishet dhe uron Vitin e Ri

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës
Aktualitet

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

by mirseda
22:46 | 04/09/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka...

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

22:15 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

21:36 | 04/09/2025
Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

21:12 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com