Pas Zelandës së Ri, Viti i Ri ka mbërritur në Australi, i cili është pritur me një spektakël fishekzjarresh mbi urën Harbour në Sidnei.
Një ujëvarë me ngjyrat e ylberit festoi njëkohësisht edhe legalizimin e martesave të të njëjtit seks në vend, ndërsa ora arriti 00:00.
Rreth 1.6 milionë njerëz “mbushën” portin, disa në anije, për të parë atë që disa shpesh e përshkruajnë si fishekzjarret më të mira në botë.
Dritat Lazer u përdorën nga maja e urës për të ndriçuar vendin e ngjarjes. Sidoqoftë, në veri të Sidneit kishte probleme, pasi një maune me fishekzjarre shpërtheu në flakë, duke detyruar evakuimin e mijëra njerëzve nga Terrigal Beach.