Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhunimi i biznesmenit, Rama i dërgoi mesazh Xhafajt. Ministri rrëfen sikletin e madh

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dhunimi i biznesmenit, Rama i dërgoi mesazh Xhafajt. Ministri rrëfen sikletin e madh

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar rastin e biznesmenit Andrea Zoga, i cili u dhunuar nga persona ende të paidentifikuar vetëm pak ditë më parë. Në një intervistë me  analistin Mustafa Nano në emisionin “Provokacija” në “ABC News”, ministri është shprehur se për këtë ngjarje biznesmeni si fillim i kishte dërguar një mesazh kryeministrit Rama. Më pas kreu i shtetit ia kishte dërguar mesazhin ministrisë e cila ia kishte kaluar kompetencat policisë.

 Mustafa Nano: Zoti Ministër, të ndërrojmë faqe megjithëse nuk mund ta thuash që mund të ndërrohet faqja se jemi prapë këtu te puna e policisë, te puna juaj. Para dy ditësh një biznesmen me emrin Andrea Zoga, në djeninë time, unë nuk është se kam kontakte të miat personale me atë njeri; në dijeninë time ai është një biznesmen i rregullt është pjesë e biznesit normal, që respekton ligjetn, që paguan taksat, edhe u masakrua nga njerëz me maska. Kur ndodh ndonjë ngjarje në vende të ndryshme të Shqipërisë, kur përplasen banda me banda, unë vetë personalisht nuk është se kam ndonjë përjetim të veçantë, sepse nuk e di… e quaj hesape që lahen me njëri-tjetrin, midis ca njerëzve që unë nuk i kam në hesap, sido që jam i sigurt që edhe aty ka drama familjare, ka nëna, janë jetë njerëzore…

Ministri Xhafaj: Janë jetë njerëzore, sepse një pjesë e mirë edhe e tyre janë të gënjyer…

Mustafa Nano: Sigurisht, sigurisht, por e krahasuar me këtë që them unë, që ne kemi një njeri që do të bëjë një jetë normale, ka ngritur një jetë të vetën dhe disa banditë me maska e godasin, kjo jep një sinjal të keq…

Ministri Xhafaj: E para, bie dakord që është një ngjarje e rëndë, jo thjesht dhe vetëm për rastin konkret për biznesmenin për të cilin flisni, pra Andrea Zoga, por edhe për çdo qytetar, i cili është pre e një dhune të caktuar dhe është një element i cënimit të qetësisë së rendit të qetësisë që duam. Shyqyr Zotit, kemi shumë më pak se përpara. Dhe nga pikëpamja e treguesve sasiorë të kriminalitetit, këto lloj treguesish janë të pakrahasueshëm me vitet përpara, qoftë vrasjet, plagosjet, dhuna etj…, por edhe një i vetëm po të jetë, është një shqetësim. Është një shqetësim për personin konkret, për familjen, për mjedisin ku ata janë, për grupin shoqëror që i përket, dhe për opinionin në përgjithësi.

Mustafa Nano: Ka një pretendim të opozitës…

Ministri Xhafaj: Në rastin konkret qytetari, biznesmeni për të cilin flisni, i ka bërë një mesazh, pardje në mëngjes, Kryeministrit të vendit. Kryeministri ma ka përcjellë mua mesazhin dhe kam njoftuar Policinë e Shtetit, dhe një këshilltar i imi ka shkuar në spital, atje ku ishte personi i dëmtuar për t’iu gjendur në krah. Dhe njëkohësisht policia ka shkuar për t’i marrë kallëzimin; nuk kishte bërë kallëzim nga ana e tij. Pra megjithëse kishin kaluar gati 24 orë, ai nuk kishte bërë kallëzim.

Mustafa Nano: Po ndërkohë lajmi kishte dalë. Policia duhet të presë kallëzimin?

Ministri Xhafaj: Jo, Policia nuk e dinte për ngjarjen, sepse mund të ndodhë. Nuk është një mjedis që Policia mund të marrë vesh çfarë ndodh në gjithë këtë territor. Ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet që Policia, po nuk u njoftua, nuk mund të marrë dijeni.

Mustafa Nano: Po normalisht nëse shihet një njeri të masakruar që jep intervistën në televizione?

Ministri Xhafaj: Policia shkoi përpara se ai të jepte intervistë, më vjen keq. Është komunikuar sapo ai ka dhënë këtë mesazh në telefonin e Kryeministrit. Pak minuta më pas, Policia ka shkuar për t’u njohur me rrethanat dhe për t’i marrë kallëzimin dhe për të çelur dosjen hetimore. Ka shkuar siç thashë edhe këshilltari im në spital, për t’iu gjendur pranë, për ta ndjekur çështjen nga afër dhe është duke ndjekur çështjen nga afër.

Mustafa Nano: Njerëzve tanë më shpejt i shkon mendja t’i bëjnë një letër Kryeministrit se sa të ngrenë një padi…

Ministri Xhafaj: Arsyeja që ka ndodhur kjo në fakt nuk është pikërisht për këtë gjë, por për shkak se personi kishte pasur një konflikt të mëparshëm, prokuroria e kishte pushuar çështjen. Kishte vendosur mosfillimin e çështjes penale. Dhe ai, jo shpresëplot, në mungesë të besimit të zgjidhjes së çështjes nga organet e drejtësisë, iu drejtua Kryeministrit. Normalisht do të duhej t’i drejtohej Policisë në kushte normale, por nuk do të thotë ndonjë gjë, mjaft që ai gjeti një mundësi që e trajtoi dhe ne aktualisht jemi duke hetuar për atë çështje dmth Policia.

Mustafa Nano: Ju mendoni se është nga ato çështje që autorët mund të gjenden kollaj. Kjo mund të jetë një pyetje për policët, sepse do ishte një lajm shumë i bukur nëse do të gjendeshin autorët.

Ministri Xhafaj: Është një pyetje që ja kam bërë edhe unë njerëzve të Policisë. Më kanë thënë që janë në proces hetimi. Është paksa e vështirë për shkak të kohës që ka ndodhur dhe njoftimit, por nuk është e pamundur.

Tags: biznesmenitdërgoiDhunimimesazhramaXhafajt

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Next Post
Prokurori nxjerr blof Arta Markun: Dhashë dorëheqjen, nuk u shkarkova nga detyra

Prokurori nxjerr blof Arta Markun: Dhashë dorëheqjen, nuk u shkarkova nga detyra

“Policia dhe Tahiri ishin bërë njësh me drogë”, Xhafaj e pranon: Kjo është e vërteta…

"Policia dhe Tahiri ishin bërë njësh me drogë", Xhafaj e pranon: Kjo është e vërteta...

I sëmuri me hemofili rrezikon jetën, mungon faktori 9

I sëmuri me hemofili rrezikon jetën, mungon faktori 9

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com