Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Dhuna”/Kryemadhi “presion” Ramës: Historia s’mbaron këtu, shiko Roshin dhe Tahirin!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Dhuna”/Kryemadhi “presion” Ramës: Historia s’mbaron këtu, shiko Roshin dhe Tahirin!

Pas arrestimeve të  23 qytetarëve nga ana e policisë në Kukës, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka  sulmuar ashpër kreun e qeverisë , ndërsa theksoi se represioni dhe dhuna është rishfaqje e arrogancës që ka pushtuar Ramën në 24 orët e fundit.

Përmes një status në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi thekson se: “Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shënjuar thellë në ndërgjegje metodat staliniste”-shkruhet mes tjerash.

 Statusi i Kryemadhit

Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit.

Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shenjuar thellë në ndërgjegjje metodat staliniste.

Protestuesit e ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Tiranës kanë mbështetjen tonë dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që e kuptojnë dhe dënojnë këtë taksë absurde, haraç të Edi Ramës për oligarkët e tij.

Siguroj të ndaluarit nga policia dhe familjarët e tyre se kjo histori nuk mbaron këtu!Ne do të kërkojmë me forcën tonë dhe të ligjit, jo vetëm lirimin e tyre, por edhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur nga falangat e qeverisë.Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët. Ne si LSI, jemi të bindur në betejën tonë për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët e kësaj zone.Askush nuk mund ti detyrojë qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth, që në skajshmerinë e varfërisë ku i ka çuar kjo qeveri të paguajnë taksë për orekset e klientëve të Edi Ramës.

 

Asnjë vegël e Edi Ramës, apo qoftë dhe ai vetë, nuk do të munden të dhunojnë të drejtën e banorëve të Kukësit për të mos u varfëruar çdo ditë e më shumë për hir të qejfeve dhe perversiteteve të një kryeministri të papërgjegjshëm.Lsi dhe opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve protestues dhe do të kundershtojë çdo akt dhune apo presioni që përpiqet të frikësojë Kukësin dhe kuksianët.

Ne do të vijojmë përpjekjen dhe betejën tonë për të rikthyer besimin te shqiptarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut.

Tags: KryemadhipresionRamësRoshinshikoTahirin

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Tronditet futbolli spanjoll, mesfushori bie nga kati i tretë

Tronditet futbolli spanjoll, mesfushori bie nga kati i tretë

Tiranë/Alarm për bombë pranë Qendrës së Informimit të BE-së

Tiranë/Alarm për bombë pranë Qendrës së Informimit të BE-së

Shënoi dhe festoi para tifozëve, Bonucci: Nuk e kisha menduar kështu (Video)

Shënoi dhe festoi para tifozëve, Bonucci: Nuk e kisha menduar kështu (Video)

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com