Rajoni

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë/Dënohet me 18 vite burg ish-ministri i Brendshëm

               Publikuar në : 19:46 - 15/03/19 Enno

Ish-ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov është dënuar me 18 vite burgim ditën e sotme nga një një gjykatë e Shkupit.

Mitko Çavkov u shpall fajtor me akuzën për “kërcënim terrorist ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues”.

Të 15 e akuzuarit e tjerë u dënuan nga 7 deri në 15 vite burgim për të njëjtën shkelje penale, ndërsa një person u shpall i pafajshëm.

Manifestues nacionalistë hynë me forcë në ambientet e brendshëm të Parlamentit për të protestuar për zgjedhjen në postin e kryetarit të parlamentit të Talat Xhaferit, i zgjedhur nga pakica shqiptare, e ku shumë persona u plagosën.

Pushtimi i parlamentit ndodhi në kuadër të një krize të gjatë politike në vend, pas muajsh protestash të nacionalistëve kundër marrëveshjes së koalicionit mes partisë së Zaev dhe partive të pakicës shqiptare.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT