E diel, 24 Janar, 2021
8 C
Tirana

Zbardhet dokumenti/Grida Duma ndahet nga bashkëshorti

Ndonëse në intervistat e fundit ka folur për familjen, dhe sa e shenjtë është për të, Grida Duma tashmë ka vendosur që ti japë fund martesës së saj. Ish-deputetja e PD, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma, i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, i cili më parë ka qënë pedagog i saj dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Në bazë të dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com”, rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë. Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, dhe në datën 15 shkurt 2019, Gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë çiftin.

Ky divorc është kërkuar nga vetë Grida Duma. Në dokumentin në fjalë thuhet se:“…meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të Ilir Shqina dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit…”.

Lexo edhe :   “Padi për Dumën”, PD: Rama dhe Veliaj janë të frikësuar

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si rekrutoheshin pilotët kamikaze në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore

Fjalën “kamikaze”, e dëgjojmë shpesh sot sa herë kur ndodh një sulm terrorist vetëvrasës. Kjo mënyrë luftimi u shpik nga japonezët gjatë Luftës së...

Arrestohet gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni, u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin. Yulia Navalnaya konfirmoi...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë,...

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta

Nga: Alfred Peza Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka...

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion” Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga...