Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari që ka komentuar platformën e prezantuar nga Lulzim Basha me 10 detyrat e qeverisë tranzitore.
Braçe ka ironizuar këtë platformë, ndërsa sjelljen e Bashës e quan qesharake, teksa shprehet se qeveria tranzitore nuk është votuar askund.
“Lylzim, harroje pushtetin në tavolinë! E sheh në ç’gjendje je? Të bën dëm për shëndetin!”, përfundon Braçe.
Basha kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të zhvilluar më pas zgjedhje të parakohshme.
Postimi i plotë:
“Qesharake deri në dhimbje; ja qeveria tranzitore! Më ndjeni por, ku është votuar kjo qeveria? Kerkund! Kush do e votojë këtë qeverinë? Askush! Lylzim, harroje pushtetin në tavolinë! E sheh në ç’gjendje je? Të bën dëm për shëndetin!”