Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Detyra e opozitës të lexojë Disonancën Konjitive të votuesit të majtë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Detyra e opozitës të lexojë Disonancën Konjitive të votuesit të majtë

Nga: Florian Çullhaj PhD

Në vitin 1957-të psikologu social Leon Festinger formuloi konceptin e Disonancës Konjitive. Sipas tij, kjo formë shqetësimi psikologjik përjetohet kur një individ ka një përplasje midis ideve dhe veprimeve të tij personale. Për shembull, është shqetësimi që një votues përjeton kur partia për të cilën ai ka votuar kryen një veprim të cilin ai e konsideron të papranueshme. Kjo gjendje mund të tejkalohet, ose duke modifikuar mjedisin politik të votuesit, ose kur votuesi modifikon sjelljen e tij, ose kur modifikon interpretimet njohëse personale. Përkatësisht, një votues i zhgënjyer nga partia e tij mund të shkëputet nga burimet e informacionit që i shkaktojnë shqetësim, mund të vendosë të mos votojë më për atë parti, ose të mund të ndryshojë bindjet e tij.

Që prej rikonfirmimit në pushtet të Rilindjes, me “timonin” e qeverisjes vetëm në duart e saj, ata që së fundmi e votuan atë, kanë përjetuar forma të forta të disonancës konjitive. Ky shqetësim është përsëritur sa herë që partia ka thënë, apo ka vepruar për diçka që ata e kanë gjykuar në kundërshtim me sistemin e tyre të vleror. Imagjinoni që ka patur shumë shqiptarë që kanë votuar për Rilindjen dhe që nuk e dëshironin kanabizimin e vendit, as PPP-të pa kriter me kosto shumë të rënda mbi buxhetin e shtetit, ku sipas Bankës Botërore në raportin e saj të fundit, jemi vendi i dytë me borxhin publik më të lartë në rajon. Nuk do dëshironin as emigrimin masiv të shqiptarëve ku 40% syresh është me arsim të lartë; as ankesat e 44% të bizneseve  për korrupsion  të Administratës Tatimore,  ku 34.6%  e tyre ju është dashur të japin ryshfet; as refuzimin nga Franca dhe e disa vendeve të tjera evropiane për hapjen e negociatave. Lista mund të vazhdoj ad infinitum me kushtet që janë krijuar për përjetimin e disonancës konjitive të votuesit të majtë.

Në këto rrethana, opozita është ajo e cila duhet të kujdeset për këtë shqetësim. Të kujdesesh për të do të thotë të mos akuzosh votuesin e majtë dhe t’u thuash, “mirë t’ju bëhet, vetë e votuan!”. Kohët e fundit, ky është një qëndrim konstant i disa mediave pranë të djathtës, zelli i tepërt i të cilave duket sikur e ndihmon kauzën e opozitës, kur në fakte e dëmton edhe më tepër atë. Përkatësisht, kjo frazë nuk është se e zvogëlon shqetësimin e votuesve të majtë, të cilët edhe mund të “pendohen” për zgjedhjen që kanë bërë. Por, përkundrazi, ata sapo e dëgjojnë e rrisin disonancën konjitive dhe reagimi i tyre ndaj opozitës është mos dëgjimi i alternativës së saj. Limonti! Të kujdesesh për shqetësimin e tyre do të thotë të lejosh votuesit kundërshtarë të gjejnë diçka të votueshme tek opozita, një element i cili është aq bindës sa t’i shpie ata në atë gjendje sa të ndryshojnë mendim.

Detyra e parë e opozitës, – paralelisht me betejën politike – është të kuptojë momentin. Sepse ka votues mirëqenia e të cilëve, – duke e çuar PS-në dhe Ramën në opozitë – është më e madhe se rreziku i ndjenjës së shqetësimit nga disonanca konjitive për të votuar për Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi. Pra, është imperative rindërtimi i kushteve për të krijuar një opozitë të votueshme, e cila lehtëson zgjidhjen e disonancës jo përmes mbylljes në vetvete, por përmes një ndryshimi në ide dhe rrjedhimisht një ndryshimi në votë.

Sot, i gjithë vendi po përjeton një klimë zhgënjimi të thellë. Kjo sigurisht për shkak të keqqeverisjes, e cila po paketon me ngut të njëjtat premtime të mëparshme, si ilaç për të minimizuar rrezikun e të shkuarit e papërgatitur në zgjedhje të parakohshme. Rilindja, tradhtoi çdo pritshmëri të votuesve të saj, sepse nuk arrit të siguronte as për një hop Qeverisjen cilësore që pat premtuar.

Si përfundim, roli i opozitës bëhet edhe më jetik për aq kohë sa palët kanë treguar se nuk kanë dallime ideologjike të theksuara. Për pasojë, lind nevoja që opozita të zbulojë ndryshimin që mbart në raport me pozitën, për të lënë hapësirën e mjaftueshme që votuesi të kuptojë se cila parti i përket atij kalibri që beson dhe lufton për interes publik. Përndryshe, nëse nuk hapet ndaj alternativave të reja dhe nuk ndryshon qëndrim ndaj elektoratit në tërësi dhe atij të majtë në veçanti, ajo do përcjellë idenë se i takon llojit të asaj opozite, që e shohin politikën si një mundësi për të garantuar biznes personal apo miqësi, duke e thelluar edhe më tej disonancën konjitive të elektoratit të majtë. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: Florian Çullhajopozitarilindja

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon ndaj rastit të Florenc Çapajt

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon ndaj rastit të Florenc Çapajt

Operacion në të gjithë vendin, arrestohet shefi i komisariatit në Tiranë

Emrat/Fshiheshin në Greqi dhe Itali, ekstradohen në Tiranë dy të shumëkërkuarit

Vetting-u/ Nga 171 gjyqtarë e prokurorë që janë kontrolluar, 89 janë shkarkuar

Vetting-u/ Nga 171 gjyqtarë e prokurorë që janë kontrolluar, 89 janë shkarkuar

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Chelsea nis “spastrimet”, ja lojtarët që do të largohen gjatë këtyre ditëve
Stil

Chelsea nis “spastrimet”, ja lojtarët që do të largohen gjatë këtyre ditëve

by mirseda
14:37 | 21/08/2025
0

Chelsea ka nisur zyrtarisht procesin e largimit të lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit...

Këta janë antibiotikët më të mirë natyralë

Këta janë antibiotikët më të mirë natyralë

14:31 | 21/08/2025
Mediat britanike: Trump tërhiqet nga negociatat Rusi-Ukrainë

Mediat britanike: Trump tërhiqet nga negociatat Rusi-Ukrainë

14:18 | 21/08/2025
Forcat ukrainase sulmojnë trenin rus me karburant në Krime

Forcat ukrainase sulmojnë trenin rus me karburant në Krime

14:12 | 21/08/2025
Makina aksidenton motomjetin në aksin Shkodër-Lezhë, dëmtohet pasagjerja

Makina aksidenton motomjetin në aksin Shkodër-Lezhë, dëmtohet pasagjerja

13:52 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com