Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

DETAJET/Zbulohen dy skenarët e PD-së për protestën e nesërme

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
DETAJET/Zbulohen dy skenarët e PD-së për protestën e nesërme

Ditën e nesërme, opozita do të zhvillojë protesta kundër vendimit të mazhorancës për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm.

Mësohet se protesta do të zhvillohet jashtë, por edhe brenda Parlamentit nga deputetët. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme pasditen e së shtunës krerët e degëve të PD-së në rrethe dhe grupin parlamentar, të cilëve u ka kërkuar mobilizim maksimal për protestën që do të zhvillohet në orën 09:30 përpara Parlamentit.

Ky është momenti, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje, që Edi Rama të kuptojë se përballë nuk ka një opozitë fasadë siç pretendon, por një opozitë të vërtetë.

Sipas kryedemokratit, Rama po bën një harakiri dhe po i shpall luftë demokracisë për hesap të krimit të organizuar me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Në mbledhjen me grupin parlamentar, Basha ka kërkuar një angazhim maksimal të deputetëve ditën e hënë brenda dhe jashtë Parlamentit. Fillimisht, deputetët demokratë do t’u bashkohen protestuesve në hyrje të Parlamentit dhe më pas do të hyjnë në seancë ku do të shprehin qëndrimin e tyre për emërimin e Prokurorit të ri nga mazhoranca dhe Kryeministri Rama.

DEKLARATA E BASHËS

Pas tre vjetësh përpjekje për Reformën në Drejtësi, rezultati është ky: Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar. Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Për ta kuptuar këtë qëllim, duhet të shikojmë gjendjen ku ndodhet Edi Rama dhe njerëzit e tij më të afërt. Saimir Tahiri është nën hetim në Shqipëri dhe Itali si një nga drejtuesit kryesorë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Sicili, gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm, krahu i djathtë dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës. Po ashtu, dhjetëra drejtues të lartë policie janë në hetim për trafik droge, për të cilët Edi Rama ka qenë i mirinformuar. Vangjush Dako është nën hetim si bashkëpunëtor me krimin e organizuar, përfshi përdorimin e kriminelëve për të siguruar vota për Edi Ramën. Kompania e Qazim Sejdinit është në hetim për trafik droge dhe ai vetë është i dyshuar për aktivitet kriminal. Dhjetëra ish-deputetë, deputetë dhe drejtues të PS-së kanë lidhje me drogën dhe i pret hetimi. Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj dhe dhjetëra qeveritarë të tjerë janë të përshirë në skema masive korrupsioni dhe zhvatje të pasurive të vendit, duke paralizuar krejtësisht ekonominë dhe investimet në vend. Pikërisht, tani që laku i drejtësisë filloi të shtrëngohet në qafën e Edi Ramës, ai vendosi që të dhunojë Kushtetutën për të zgjedhur një Prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin.

Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të kuptojnë se ajo që po ndodh në Shqipëri, është mënyra se si shkatërrohet një vend: duke toleruar të keqen për ditë e nga pak. Është detyra e të gjithë qytetarëve t’i dalin përballë krimit në politikë. Është detyra jonë të ndalim politikanët e papërgjegjshëm, që janë gati të sakrifikojnë vendin për pushtet. Unë sot shpresoj se edhe partnerët tanë të kuptojnë shpejt një të vërtetë të madhe. Arsyeja e rritjes së emigracionit të paligjshëm shqiptar dhe e krimit shqiptar në vendet e BE është politike: tolerimi dhe mbështetja që Edi Rama i ka bërë drogës dhe krimit, e cila ka forcuar krimin dhe i ka çuar shqiptarët në dëshpërimin për ta kërkuar të ardhmen diku tjetër.

Emigracioni i paligjshëm dhe krimi nuk ndalen me masa teknike, por me zgjidhje politike: pastrimi i politikës nga krimi, që shqiptarëve t’u kthehet besimi te vendi i tyre. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk do luftojnë kurrë krimin sepse janë të kapur prej tij. Nëse doni që të mos ketë emigrantë të paligjshëm dhe grupe kriminale shqiptare në Francë, Britani, Holandë e kudo në BE, ka vetëm një rrugë: nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vangjush Dako, Qazim Sejdninit, Habilajve dhe Balilajve dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti. Të hënën është detyrë e çdo qytetari që beson te demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para Parlamentit.

Të hënën, opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit, ndaj, ftoj çdo qytetar që të mos qëndrojë spektator, por t’i bashkohet protestës sonë.

Tags: detajetPDprotestaskenaretzbulohen

TË LIDHURA

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë
Politikë

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë

19:10 | 19/01/2026
Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis
Aktualitet

Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis

18:26 | 19/01/2026
Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin
Politikë

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Next Post
Boris Johnson: Britania e Madhe nuk mund të bëhet një shtet vasal i BE-së!

Boris Johnson: Britania e Madhe nuk mund të bëhet një shtet vasal i BE-së!

Erdogan: Nuk qëndrojmë të heshtur përballë tiranive, Amerika ka synime të tjera

Erdogan: Nuk qëndrojmë të heshtur përballë tiranive, Amerika ka synime të tjera

VIDEO/Tinka Kurti, aktorja që e pret “vdekjen” në skenë

VIDEO/Tinka Kurti, aktorja që e pret “vdekjen” në skenë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë
Politikë

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë

by mirseda
19:10 | 19/01/2026
0

Pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e opozitës zbarkuan në foltore për disa minuta. PD ka zbritur...

Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis

Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis

18:26 | 19/01/2026
Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

18:20 | 19/01/2026
U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

18:02 | 19/01/2026
Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com