Ish-ministri i Brendshëm ka dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku u njoh me masën e bllokimit të pasaportës. Ai iu nënshtrua një seance dëgjimore, e cila nisi rreth orës 09:30 dhe zgjati rreth 1 orë.
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës dhe ndalimit për t’u larguar jashtë Shqipërisë.
Pasi është njohur me masën e tij dhe ka dëshmuar në Gjykatë, Tahiri ka preferuar të mos flasë para medieve, por është avokati i tij Maks Haxhia ai që tha para kamerave se do e apelojë këtë vendim, duke akuzuar gjykatën se është kthyer në një notere të kërkesave të Prokurorisë.
“E patë ça procesi ishte? Do e çojmë në apel, ishim të bindur që gjykata do vepronte kështu. Kjo gjykatë është kthyer në një notere e kërkesave të prokurorisë”, tha ndër të tjera Haxhia.