Refugjatët po përballen me kushtet te tmerrshme të motit, teksa i frikësohen dëbimit nga shtetit serb.
Kështu, të paktën 500 refugjatë po jetojnë në Serbi në kushte të improvizuara apo nën qiell të hapur, ndonëse moti po fillon të ashpërsohet çdo ditë. Shifrat janë bërë të ditura nga anëtarët e organizatës “Mjekët pa Kufij”. Organizata me bazë në Francë ka sqaruar se më shumë se 100 emigrantë jetojnë në zonën e Soborit në veri të Serbisë.
Refugjatët duan të kërkojnë ndihmë në kampet e ofruara nga shteti, por frikësohen se mund të largohen nga vendi, pasi ata planifikojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.
Komisariati serb për refugjatë, i cili është përgjegjës për kujdesin ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, konsideron se ka mjaftueshëm hapësira për ata që paraqiten në qendrat për imigrim në Serbi.
Sipas të dhënave zyrtare në këto qendra aktualisht banojnë 4,150 persona.