Deputeti demokrat Flamur Noka, ka dhënë komentin e tij në lidhje me arrestimin e Balilit. Për të, termi arrestim nuk është ai i duhuri, kur “është dukshëm një vetëdorëzim”, tha në A2. Më tej ai shtoi se Klement Balili i kishte vënë kushte shtetit, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka ndenjur në Delvinë dhe Sarandë.
“Krimineli Balili i vuri kushte shtetit, ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka ndenjur në Delvinë dhe Sarandë”, tha ai.
Për Nokën, sinjali më i papranueshëm në këtë pikë ishte që “në një shtet ligjor, krimineli të hypë në vendin e parë të makinës të drejtorit të policisë”, duke shtuar “por me një kryeministër karagjoz edhe kjo mund të ndodhë”.
Sipas tij, Balili ka qenë në Shqipëri për 2 vite me dijeninë e autoriteteve, sepse “ka dokumente komprometuese për PS. Ai u vetëdorëzua, kur u sigurua që pronat e tij nuk do të preken, dhe kur erdhi dosja”.