Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja mes Manjës dhe Shehajt, reagon Partia Demokratike

2 vjet ago
in Aktualitet, Politikë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës kërcënuese të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ndaj deputetit të pavarur, Agron Shehaj. Ky i fundit pati një debat të ashpër me Manjën në Kuvend, ndërsa ministri i tha “do të ta pres veshin”.

Në një dalje për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari shprehet se kërcënimi i Ulsi Manjës ndaj deputetit Agron Shehaj është akt i radhës i çmendinës qeveritare që drejtohet nga Edi Rama.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Kërcënimi i deputetit të opozitës Agron Shehaj nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja në Kuvendin e Shqipërisë është akti i radhës i çmendinës qeveritare që drejton Edi Rama. Parlamenti i kthyer në ‘fermë kafshësh’ lejon gjuhën barbare të ministrit që i thotë deputetit ‘do të pres veshin’. Është i njëjti parlament ku kryetarja ‘çonte në riedukim’ gjysmën e grupit parlamentar demokrat duke e përjashtuar nga Kuvendi. Manja i dosjes së zezë të vjedhjes së zgjedhjeve, 184, i tha deputetit Shehaj se do t’i lëshonte qentë e pushtetit, pra do ti çonte kontrollet në bizneset private. Nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar.

Ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik. Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen. Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen.

Ulsi Manjas duhet t’i vijë turp për gjuhën. Sa për guximin për të përdorur shtetin për qëllime politike kjo nuk është gjë e re dhe nuk habit askënd. Prej një dekade tashmë shteti është kthyer në instrument të pushtetit të qelbësirave, që u bënë bashkë në vitin 2013, dhe rrinë në kurrizin e Shqipërisë si hienat mbi luanin. Ulsi Manja vetëm sa shtoi repertorin e tij si delinkuent, me gjuhën kundër Shehajt. Tashmë, veçse si vjedhës zgjedhjesh, ai regjistrohet edhe si cub Kuvendi. Është barrë e madhe trupi, por i shkon profilit të tij dhe të qeverisë ku bën pjesë.

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Efi Dhedhes e thotë “troç”, ja kush do ta fitojë BBV

“Rama nuk e do votën e diasporës”, Basha: PD ka propozime konkrete

Vrau bashkëshorten e tij, Prokuroria Italiane kërkon burgim të përjetshëm për Selami Bodin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com