Policia zvicerane ka shkatërruar një grup trafikantësh shqiptarë, duke vënë në pranga 14 persona.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për shkaqe hetimi, trafikonin heroinë, për shumën rreth një milion franga.
Mësohet se policia zvicerane i ka sekuestruar shqiptarëve 8.5 kilogram heroinë, dhe 10.5 kilogram pluhur droge.
Po kështu shqiptarëve iu sekuestruan edhe 50 mijë franga zvicerane.