Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Detajet/ Përleshja masive në derbin Tirana-Partizani, një në pranga

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Detajet/ Përleshja masive në derbin Tirana-Partizani, një në pranga

Policia ka proceduar 9 persona, referuar akteve të dhunës për ndeshjen e zhvilluar dje Tirana-Partizani, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se nga këta shtetas, 1 është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Partizani fitoi përsëri, por kësaj radhe stadiumi “Selman Stërmasi” u përgjak për shkak të përplasjeve mes tifozëve kryeqytetas. Disa tifoza u lënduan nga përleshja fizike, ndërkohë u desh ndërhyrja e FNSH dhe efektivëve të policisë, që të qetësonin situatën kaotike të krijuar në stadium.

Njoftimi i policisë

9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit: E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;

– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tags: ndeshjepartizaniTirana

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Next Post
Skandali i një baneri në Tiranë dhe pse dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ndëshkohet

Skandali i një baneri në Tiranë dhe pse dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ndëshkohet

Sebastian Kurz fiton zgjedhjet në Austri

Sebastian Kurz fiton zgjedhjet në Austri

900 euro nata, Mazniku në Prokurori

900 euro nata, Mazniku në Prokurori







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com