Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Detajet/ Maratona e së dielës, Tirana pret 2500 vrapues të huaj

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Detajet/ Maratona e së dielës, Tirana pret 2500 vrapues të huaj

Tirana do të presë rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në maratonën që do të mbahet të dielën.

Në pritje të zhvillimit të kësaj maratone, kreu i Bashkisë Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi.

Kryebashkiaku deklaroi se Maratona e Tiranës do të jetë një festë sportive që do t’i japë një impuls pozitiv edhe ekonomisë së qytetit:

“Këto dy ditë janë vendimtare për mënyrën se si do të performojë qyteti për maratonën. Është hera e parë që maratona është e certifikuar ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë që edhe do monitorohemi në këtë aspekt, megjithatë besoj se do jetë një festë e madhe për të gjithë Tiranën. Ne presim si vrapues profesionistë rreth 2500 atletë nga 40 vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa, pra është edhe një mundësi fantastike për të prezantuar si një kartolinë qytetin e Tiranës”.

Veliaj bëri të ditur se ndryshe nga një vit më parë, maratona do të jetë krejtësisht urbane, ku do të përshkruajë rrugët kryesore të qytetit:

“Kësaj here kemi një itinerar ndryshe të maratonës. Nëse herën e parë kishim një sistem linear në autostradën Tiranë-Durrës, tani kemi atë që quhet “city marathone”, pra një maratonë e fokusuar tek qyteti. Kjo do të thotë që do të jetë aksi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Zogu i Parë” i gjithë rreth rrotullimi i Unazës së Vogël me një hyrje në Bllok në rrugën “Ibrahim Rugova”, pastaj pranë Gardës për t’u rikthyer sërish tek sheshi “Nënë Tereza”, që janë fillimi dhe fundi i maratonës, pak a shumë akset që do përshkrohen. Për vrapuesit profesionistë do përdoret edhe aksi i rrugës së “Kavajës” deri tek Kisha Ortodokse, sepse gara është kalkuluar që të ketë 3 xhiro nga 7 për profesionistët dhe 2 xhiro nga 5 për të tjerët”.

DETAJET:

Maratona do të zhvillohet në 4 kategori, duke filluar nga profesionistët, amatorët dhe personat me aftësi ndryshe.

Gara e parë do jetë krosi i të rinjve, ndërkohë që do të kemi disa gara të tjera për persona me aftësi të kufizuar.

Pas këtyre 2 garave, pastaj do të nisen ata që janë profesionistë, që është gara e 21 km dhe pastaj gara e 10 km.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e banorëve për vështirësitë që mund të ketë me lëvizshmërinë dhe trafikun në ditët e Maratonës, duke theksuar se të mirat që vijnë prej saj janë më të mëdha sesa vështirësitë që krijohen.

Në këtë kuadër kryebashkiaku bëri të ditur se duke filluar që nga sot një pjesë e rrugëve do t’i nënshtrohen regjimit të ndalimit të qarkullimit dhe për një numër më të vogël edhe ndalimi i parkimit.

“Besoj që ora e zbrazjes së rrugëve fillon sot në mesnatë dhe do të vazhdojë deri në orën 2 ditën e diel. Në orën 2 ditën e diel, i rikthehemi qarkullimit normal. Kështu që për të gjithë ata qytetarë që ndoshta duan të planifikojnë lëvizjen, pas orës 2 ditën e diel, kur të ketë mbaruar gara, të jenë dhënë çmimet, të ketë filluar heqja e barrierave në rrugë, mund të vazhdojnë pastaj jetën normale. Por, jam i sigurt që qyteti do e shijojë një ditë me oksigjen dhe pa makina në pjesën qendrore të tij”.

Tags: 2500 te huajdetajetMaratona e TiranestiraneVeliaj

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Hapja e negociatave/Rama për median gjermane: Na është sosur durimi me BE-në. Qëndrimi i Brukselit, çmenduri

Hapja e negociatave/Rama për median gjermane: Na është sosur durimi me BE-në. Qëndrimi i Brukselit, çmenduri

Samsung në krizë, drejtori ekzekutiv jep dorëheqjen

Samsung në krizë, drejtori ekzekutiv jep dorëheqjen

Filmi “Kësulat”, premierë në Londër më 4 nëntor

Filmi “Kësulat”, premierë në Londër më 4 nëntor







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com