Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Detajet/ Jep dorëheqjen Valdrin Pjetri

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Detajet/ Jep dorëheqjen Valdrin Pjetri

Kandidati i socialistëve Valdrin Pjetri është dorëhequr nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës. Këtë lajm e ka përcjellë me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera ai shkruan se kohët e fundit është gjendur në mes të një stuhie mediatike, ku sipas tij, akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila publikoi dokumentin që vërtetonte se kandidati socialist për Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për trafik droge në Itali, ky i fundit ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

Ai citon se ndodhia e 17 viteve më parë është një ngjarje banale mes tij dhe bashkëmoshatarëve të tij dhe se nuk ka lidhje me të, por u nxor jashtë kontekstit duke ngritur akuza politike.

Statusi

Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj!

Tags: akuzatdoreheqjeValdrin Pjetri

TË LIDHURA

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

18:35 | 11/04/2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier
Aktualitet

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

17:53 | 11/04/2026
Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat
Kryesore

Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

17:32 | 11/04/2026
Next Post
Aktorja e njohur e serialit turk “Kuzey Güney” vjen në Kosovë

Aktorja e njohur e serialit turk “Kuzey Güney” vjen në Kosovë

Përplasen tre mjete, katër persona të plagosur

Përplasen tre mjete, katër persona të plagosur

Berlin/ Xhaçka e ftuar në ceremoninë për presidenten e re të KE-së

Berlin/ Xhaçka e ftuar në ceremoninë për presidenten e re të KE-së







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

by mirseda
18:35 | 11/04/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi sot në 11 prill në ambientet e...

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

Bisedime SHBA–Iran në Pakistan, Donald Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të hapet shpejt

18:17 | 11/04/2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier

17:53 | 11/04/2026
Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

Edi Rama: Paga mesatare 870€, indeksim tani edhe për pagat

17:32 | 11/04/2026
SHBA dhe Irani në tryezë të përbashkët në Pakistan për konfliktin në Lindjen e Mesme

SHBA dhe Irani në tryezë të përbashkët në Pakistan për konfliktin në Lindjen e Mesme

17:30 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com