Në orët e para të ditës është gjetur trupi i pajetë i një personi në Durrës, brenda rrethimit të Portit.
Duke iu referuar të dhënave paraprake, trupi që i përket një personi të seksit mashkull është gjetur në kalatat e Portit të Durrësit, ndërsa identiteti nuk bëhet ende i ditur.
Policia dyshon se viktima është një emigrant nga Siria ose nga Afrika.
Sapo janë njoftuar për këtë rast, grupi i hetimit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shkakun e vdekjes.