E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Dalin rezultatet e tamponëve, zbulohen emrat e 3 lojtarëve të Partizanit që janë infektuar

Partizani ka marrë përgjigjet për pjesën më të madhe të lojtarëve, të cilët kanë bërë testet për COVID-19. Tre futbollistë të tjerë kanë dalë pozitivë me COVID 19, pas Feratit dhe Boldorit.

Në total janë kryer 50 tamponë, dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP-ja (Instituti i Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, kanë rezultuar pozitivë me ‘COVID-19’ dhe janë asimptomatikë. Sakaq, pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativë.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për ‘COVID-19’. Në total janë kryer 50 tamponë, dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP-ja (Instituti i Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, kanë rezultuar pozitivë me ‘COVID-19’ dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativë. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave, është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, thuhet në komunikatën e Partizanit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...