Lushnja është tronditur nga breshëri kallashnikovi, ku është vrarë 43-vjeçari Besmir Hida. Ngjarja e rëndë është shënuar në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”.
Një person i maskuar është futur në lokalin ku Hida po pinte kafenë e mëngjesit, rreth orës 08:00, dhe e ka qëlluar atë me kallashnikov nga një distancë e afërt.
Menjëherë pas krimit, autori është larguar me një automjet. Ngjarja është parë nga persona të shumtë që ndodheshin në të njëjtin lokal, për të pirë kafenë e mëngjesit. Viktima kishte një pikë grumbullimi makinash të vjetra.