Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Detaje të reja/ Ja si të mbroheni nga koronavirusi

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Detaje të reja/ Ja si të mbroheni nga koronavirusi

Nga dita në ditë mësohet diçka më shumë rreth koronavirusit.

CDC (Qendra e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), na tregon disa detaje të reja se si të mbrohemi nga COVID-19.

Pastroni duart shpesh

Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, posaçërisht pasi keni qenë në një vend publik. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, përdorni dezinfektues që përmban të paktën 60% alkool. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara.

Shmangni kontaktin e ngushtë

Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Mbani të paktën 2 metra distancë nga njerëzit e tjerë. Mos harroni se disa njerëz, edhe pse pa simptoma mund të jenë në gjendje të përhapin virusin.

Përdorni maskë

Ju mund të përhapni COVID-19 tek të tjerët edhe nëse nuk ndiheni të sëmurë.

Të gjithë duhet të përdorin një maskë kur duhet të dalin në publik, për shembull në dyqan.

Maskat nuk duhet të përdoren tek fëmijët e vegjël nën moshën 2 vjeç, apo tek ata që kanë probleme me frymëmarrjen.

Kur kolliteni apo teshtini, përdorni një pecetë. Mos harroni të mbuloni gjithmonë gojën dhe hundën, dhe nëse nuk keni një pecetë përdorni pjesën e brendshme të bërrylit tuaj.

Lani menjëherë duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

Pastroni dhe dezinfektoni

Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e prekura më shpesh çdo ditë. Këtu përfshihet tavolina, çelësat e derës, doreza, telefonat, tastierat, rubinetat dhe lavamanët.

Mundohuni të blini gjërat e domosdoshme në internet dhe të evitoni daljet e shpeshta në supermarkete. Kjo do të kufizojë ekspozimin tuaj si dhe infektimin e të tjerëve nëse ju jeni i prekur. Nëse duhet të shkoni personalisht, ruani distancën sociale dhe përdorni një maskë. Shkoni gjatë orarit kur ka më pak njerëz, për shembull: në mëngjes herët ose natën vonë. Dezinfektoni karrocën e blerjeve. Mos prekni sytë, hundën ose gojën.

Nëse është e mundur përdorni pagesa pa prekje (paguani pa prekur para, një kartë ose një tastierë). Lani duart kur të ktheheni në shtëpi.

Veprimet bankare, mundohuni t’i bëni në internet. Nëse duhet të vizitoni bankën, përdorni bankomatin (ATM). Pastroni tastierën e bankomatit para se ta përdorni. Kur të keni mbaruar, përdorni një dezinfektues me të paktën 60% alkool. Lani duart tuaja me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda kur të ktheheni në shtëpi.

Menaxhimi i stresit

Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të shkaktojnë emocione të forta tek të rriturit dhe fëmijët.

Mënyrat më të mira për të përballuar stresin:

-Mos dëgjo apo lexo vazhdimisht lajme, sidomos nga mediat sociale. Dëgjimi apo leximi për pandeminë në mënyrë të përsëritur mund të jetë shqetësuese.

-Kujdesuni për trupin tuaj, merrni frymë thellë;

-Mundohuni të hani ushqime të shëndetshme;

-Bëni ushtrime në shtëpi;

-Shmangni alkoolin dhe lloje të ndryshme të drogës;

-Bisedoni me njerëz që keni besim në lidhje me shqetësimet tuaja dhe si po ndiheni.

Si ndikon temperatura për COVID-19

Ende nuk dihet nëse moti dhe temperatura ndikojnë në përhapjen e COVID-19. Disa viruse të tjerë, si gripi, përhapen më shumë gjatë muajve të motit të ftohtë, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur të sëmureni me këto viruse gjatë muajve të tjerë. Deri tani nuk dihet nëse përhapja e COVID-19 do të bjerë kur moti të bëhet më i ngrohtë, shkruan “Voa”.

Cila kategori është më e rrezikuar

Informacioni i mbledhur që kur u zbulua COVID-19 thekson se disa njerëz janë më të rrezikuar. Të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj infektimit.

Po ashtu, të rrezikuar janë edhe ata që kanë sëmundje kronike si ato të zemrës, diabeti apo sëmundja të mushkërive. Nëse përfshiheni në këto kategori merrni masa (furnizime në ushqime) dhe mos dilni në publik. Nëse keni simptomat e para atëherë njoftoni menjëherë mjekun.

Tags: cdcCOVID-19detajekoronavirus

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Lajçak bisedon me Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak bisedon me Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi

Shenjat e koronavirusit u zbehën/ Boris Johnson bën falenderimin e veçantë

Shenjat e koronavirusit u zbehën/ Boris Johnson bën falenderimin e veçantë

Thirrja e rëndësishme e Papa Françeskut për mbarë njerëzimin

Thirrja e rëndësishme e Papa Françeskut për mbarë njerëzimin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Rajoni

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

by mirseda
10:31 | 09/08/2025
0

Gjatë 24 orëve të fundit, pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë regjistruar një...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

09:12 | 09/08/2025
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

08:23 | 09/08/2025
Sulm dhe censurë ndaj News24, rrethohet zëri më i rëndësishëm i medias.

Sulm dhe censurë ndaj News24, rrethohet zëri më i rëndësishëm i medias.

08:17 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com