Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në kuadër të një turi ballkanik që synon rikthimin e stabilitetit politik, pritet që të vijë në Tiranë në fillim të javës.
Mësohet se takimin e parë, Palmer do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa ditën e martën pritet të takohet me presidentin Ilir Meta, si dhe do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.
Ndërkohë, Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.
Vizitës së Palmer i parapriu vizita e zyrtartit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonanathan Moore, i cili zhvilloi disa takime.