Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Dëshmia tronditëse: Vdekja e Princeshës Diana jo aksident, fakte të reja nga vendngjarja

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Dëshmia tronditëse: Vdekja e Princeshës Diana jo aksident, fakte të reja nga vendngjarja

Lady Diana, Princesha e Uellsit, vdiq 22 vjet më parë në kryeqytetin francez Paris, së bashku me te dashurin e saj Dodi Al Fajed, kur makina me të cilën ata udhëtonin u përplas fort pas bordurave në një tunel. Hetimet zyrtare nga policia franceze, por edhe autoritetet britanike, arritën në përfundimin se ngjarja ishte aksidentale, e shkaktuar nga shoferi që e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Megjithatë dëshmitarët okularë, pretendojnë se nuk ishte aksident por një vrasje. Në maj të këtij viti, dy dëshmitarë okularë në vendngjarje, çifti Robin dhe Xhek Fajërstoun, deklaruan për mediat britanike se kanë frikë për jetën e tyre, pasi raportuan në polici se ata panë 2 makina misterioze të errëta në vendngjarje.

“Ne jetojmë ende me frikë, për shkak të asaj që pamë, dhe asaj që na u tha”- deklaroi Robin për britanike “Express”. Çifti është i bindur se vdekja e princeshës nuk ishte një aksident. “Unë mendoj se aksidenti është shkaktuar nga familja mbretërore ose autoritetet e tjera. Ne, mund  të na ndodhë diçka e keqe. Aty jashtë ka shumë të krisur, që mund të përpiqen të na mbyllin gojën”- deklaroi ai.

Fajërstouns, thonë se dëshmia e tyre ishte aq e fortë, sa që atyre iu ndalua të jepnin dëshmi të mëtejshme, fillimisht nga autoritetet franceze. Dhe më pas nga britanikët, pasi versioni i tyre ngriti pikëpyetje serioze në lidhje me aksidentin. Pretendimet e Robin, u përqendruan tek 2 makina me ngjyrë të errët që ishin ndalur para mercedesit të Princeshës, të cilat ai beson se ishin të përfshira në aksident.

Çifti Fajërstouns, bashkë me djalin e tyre atëherë 11-vjeçar Brendon, kishin hyrë në tunelin e Pont de l’Alma në Paris vetëm disa minuta pas aksidentit më 31 gusht 1997, ku gjetën vdekjen Diana 36-vjeçare, Dodi Fajed 42-vjeç, dhe shoferi 41-vjeçar Henri Pol.

I vetmi i mbijetuar ishte truproja e çiftit, Trevor Riz Xhons, 51 vjeç. Familja Fajërstouns po kthehej me një taksi në hotel, pasi kishte shijuar lundrimin gjatë natës mbi lumin Senë. Kur taksia mbërriti tek rrënojat e makinës “Mercedes S280”, Robin, sot 63-vjeç, vuri re menjëherë dy makina “zyrtare” që kishin ndaluar para Dianës.

“E kam në kujtesë shumë të qartë edhe sot e kësaj dite”- tha Robin në maj të këtij viti. “Unë nuk mund ta kuptoj pse ndodheshin atje. Ata po shihnin me habi atë që kishte ndodhur. Unë nuk isha dëshmitari i vetëm që i pashë. Ato ishin parkuar në një mënyrë të çuditshme, dhe brenda tyre nuk ndodhej asnjeri. Ato si duket udhëtonin përpara veturës së Dianës. Më pas, hetuesit fshinë të gjitha referencat për to, por ata ishin aty”.

Kjo dëshmi është mbështetur nga një avokat britanik, i cili u tregoi oficerëve të policisë për 2 makina misterioze që nuk janë gjurmuar kurrë. Geri Hanter mendon se një nga automjetet misterioze, “po mbronte” mjetin tjetër që mund të kishte goditur Mercedesin e Dianës.

Në kohën e përplasjes, çifti Fajërstoun nuk e kuptoi se çfarë ndodhi brenda makinës. Për shkak të vonesës së shërbimeve të urgjencës, çifti supozoi se aksidenti kishte ndodhur prej disa kohësh, dhe jo vetëm pak minuta më parë. Xhek, që po bisedon me disa kompani kinematografike për ta përshtatur në një film librin e tij “Ndjekja e Dianës” thotë:”Në vendngjarje, ndodhej vetëm një oficer policie që qëndronte në makinë, si dhe shumë fotografë. Ai po sillej sikur aty nuk kishte ndonjë emergjencë. Madje ne menduam se të mbijetuarit ishin dërguar tashmë në spital”.

Vetëm mëngjesin e ditës tjetër, ata kuptuan se gruaja bjonde që kishin parë ishte Princesha Diana. Hoteli ku qëndronte familja Fajërstoun, ndodhej vetëm disa qindra metra larg Hotelit Ritz, ku Diana dhe Dodi kishin kaluar mbrëmjen e fundit. Kur mësuan çfarë kishte ndodhur nga mediat, Robin dhe Xhek kontaktuan menjëherë policinë franceze, duke ndjerë se ata kishin informacione jetike për t’u dhënë.

“Ishte vërtet shumë shqetësuese dhe traumatike. Ne dolëm në rrugë për të kontaktuar ndonjë oficer policie. Shumë shpejt e gjetëm një polic. Unë i thashë: “Ishim në tunel natën e kaluar, duhet të bisedojmë me policinë pasi kemi parë disa gjëra, me kë mund të bisedojmë? Pa u menduar gjatë ai na u përgjigj:Ata kanë mjaftueshëm dëshmitarë. Mos u shqetësoni për këtë”- tha Robin.

Ata u ndjenë të zhgënjyer. “Një nga gratë më të famshme në botë ishte vrarë, dhe ata nuk duan të flasin me dëshmitarët. Ishte një sjellje që na tronditi”- vijon ajo më tej rrëfimin.

Gjatë ditëve që pasuan, çifti Fajërstoun këmbënguli të jepte një deklaratë në polici, por u refuzua. Vetëm pas një interviste në televizon, policia pranoi t’u merrte dëshminë. U caktua një takim zyrtar. Megjithatë, çifti i bashkëshortëve nisi të kishte frikë, dhe të besonte se forca të errëta ishin angazhuar që ata të mos flisnin.

Ata dhanë më në fund dëshminë e tyre në një stacion policor në Paris. Megjithatë Xhek thotë se sjellja e policëve nuk ishte aspak profesionale dhe e dyshimtë. “Kur e përfundova dëshminë time, ata ma dhanë që ta firmos, por shoh që ishte shkruar në frëngjisht. Ata e dinin që unë nuk mund ta lexoja, ndaj refuzova ta nënshkruaj. Nuk kisha besim tek ata, dhe nuk dija se çfarë kishin shkruar në emrin tim. Më vonë zbuluam se ajo nuk figuronte fare në hetimin e autoriteteve franceze. Ishte një turp. Dukej që ata donin të fshihnin shumëçka”- thotë Xhek Fajërstoun.

Dëshmia e çiftit nuk u morr parasysh as në Britaninë e Madhe, gjatë një ri-hetimit të kësaj çështje në vitin 2007. Pak më vonë Robin mori një telefonatë misterioze nga një koleg, një doktor në Mbretërinë e Bashkuar.

Më vonë, ata u kontaktuan nga avokatët e babait të Dodi Al Fajed, të cilët e morën dëshminë e tyre me synimin e rihapjes së çështjes. Megjithatë gjyqësori britanik, mbajti sërish një sjellje indiferente ndaj pretendimeve të tyre./ TIRANA TODAY

Tags: 2 makinaaksidentdëshmia tronditësefakte të rejamisteriozeprinceshe Diana

TË LIDHURA

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim
Kuriozitete

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

19:45 | 22/08/2025
Ky në foto është një peshkaqen i rrallë
Bota

Ky në foto është një peshkaqen i rrallë

10:52 | 22/08/2025
Prindërit kolumbianë i vendosin vajzës emrin “Chat Yipiti”, frymëzuar nga ChatGPT
Bota

Prindërit kolumbianë i vendosin vajzës emrin “Chat Yipiti”, frymëzuar nga ChatGPT

10:44 | 22/08/2025
Next Post
Breshëri plumbash drejt banesës në Korçë, zbardhet dëshmia e Juxhin Ballës

Breshëri plumbash drejt banesës në Korçë, zbardhet dëshmia e Juxhin Ballës

“Për ata që s’e dinë çfarë janë PPP-të”, Rama publikon videon nga rruga e Arbrit

“Për ata që s’e dinë çfarë janë PPP-të”, Rama publikon videon nga rruga e Arbrit

Makina e mori para dhe e zuri poshtë, ndërron jetë turistja izraelite

Makina e mori para dhe e zuri poshtë, ndërron jetë turistja izraelite

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë
Bota

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

by mirseda
20:05 | 22/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vendi i tij "mund edhe të mos bëjë asgjë", nëse nuk...

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

19:45 | 22/08/2025
Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

19:40 | 22/08/2025
42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, të riut i kanë prerë veshin. Arrestohen tre persona

19:34 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com