63-vjeçari Skënder Hoxha nga Memaliaj, i cili masakroi gruan me levë në kokë, është rrëfyer në gjykatë se ai këtë akt të rëndë e ka kryer pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte.
Skënder Hoxha, i cili tre ditë më parë masakroi bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxha, është paraqitur përpara trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij, duke thënë se ajo e tradhtonte.
Hoxha ka rrëfyer se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, në momentin kur është futur në banesë, i dashuri i saj ka dalë nga dritarja. Në gjaknxehtësi e sipër ai ka vrarë gruan, e ndërsa tashmë është penduar.
“Ditën që e vrava, sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar, por ajo më tradhëtonte”, ka deklaruar ai.
Në seancën gjyqësore, autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.
Ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”. I moshuari fillimisht u përpoq ta fshihte të vërtetën, që të dukej si një tentativë për grabitje dhe ku autorët i kishin vrarë gruan, por alibia e tij nuk zgjati shumë, pasi hetuesit e patën të lehtë të zbulonin rastin.