Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dëshmia e policit, si fliste Tahiri me Habilajt: Alo, më është prishur skafi…

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dëshmia e policit, si fliste Tahiri me Habilajt:  Alo, më është prishur skafi…

Faktet e reja të sjella nga Greqia dhe që disponohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, lanë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Punonjësi i policisë Naim Brahimaj ka pranuar njohjen me Saimir Tahirin dhe që është takuar me të në Gusht të vitit 2014 për shkak se ish-ministrit të Brendshëm i ishte prishur skafi.

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një pjesë të së cilën e disponon tvklan.al, që mban datën 11 Maj 2018, thuhet se ish-ministri i kishte kërkuar ndihmë policit Brahimaj për skafin e prishur.

Naim Brahimaj, i cili aktualisht mban detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, u telefonua nga Greqia nga Saimir Tahirit në Gusht të vitit 2014. Në atë periudhë, ish-ministri ka qenë me pushime në shtetin fqinj, dhe kishte shkuar në Korfuz me skaf, ku dhe i ishte prishur.

Saktësojmë se mjeti lundrues nuk është në pronësi të Saimir Tahirit, por në atë kohë ishte në përdorim prej tij.

“Deklarime të shtetasit Naim Brahimaj, aktualisht punonjës policie me detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës, dhënë në datë 26.04.2018 para prokurorit të çështjes, dokumentuar në procesverbal ‘Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale’.

Në tërësi, deklaruesi njoftoi për angazhimin e tij mbi kërkesën e Saimir Tahirit, në funksionin e ministrit të Brendshëm, për rregullimin e skafit të përdorur nga ky i fundit në pushimet e tij në Greqi, në Gusht 2014 si dhe për angazhimin më pas në dërgimin e skafit në Itali për servis dhe kthimin e këtij të fundit përsëri në Shqipëri.Sipas deklaruesit, gjatë karrierës së tij punoi në Vlorë me detyrën e ndihmës specialistit të forcave speciale, shofer dhe komandant skafi, pranë Repartit Delta Force. Gjatë kësaj kohe dhe në vazhdimësi, njohu Artan Habilajn, Moisi Habilajn dhe Aurel Konakçiun.

“Në Gusht 2014, në mbrëmje vonë, në numrin e tij telefonik 06********, u telefonua nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i tregoi se i ishte prishur një motor skafi, ndodhej larg dhe i kërkoi mendim se si duhej të vepronte. E udhëzoi të mundohej ta ankoronte diku. Komunikoi disa herë me të atë natë dhe u njoftua se ishte mundësuar ankorimi. Saimiri i kërkoi që të nesërmen të shkonte në Greqi, ku ai ndodhej me pushime, ndërsa do ta merrte dikush me makinë dhe do të shoqërohej edhe nga një teknik tjetër.

Të nesërmen rreth pasdites, u telefonua nga Artan Habilaj, të cilin e njihte më parë. Me të, së bashku dhe një shtetas tjetër, të quajtur Aurel Konakçiu, udhëtuan me automjetin Audi i cili i ishte blerë Saimirit, në drejtim të Greqisë, duke kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë. Mbërritën kur ishte ende natë, në vendin e ankorimit të skafit, ndërsa Artani si drejtues mjeti orientohej shumë mirë. Duke filluar që në mëngjes, ai dhe Aureli u morën me rregullimin e skafit me mbishkrimin Solemar me fuqi 234 kw me dy motora Nanni, me gjatësi rreth 12 metra, ndërsa Artani lëvizi pa ditur se për ku. Më vonë aty mbërriti edhe Saimiri. Gjatë kohës së qëndrimit atje, u takua me babain e Saimirit, Bashkimin, me Elona Gjebrenë që ndodhej së bashku me bashkëshortin“, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. /tvklan.al

Tags: deshmiaflistehabilajtpolicitprishurskafiTahiri

TË LIDHURA

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha
Politikë

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

18:37 | 01/12/2025
PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare
Politikë

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara
Politikë

Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

16:25 | 01/12/2025
Next Post
Pas Italisë, Prokuroria kërkon ndihmën e Greqisë për dosjen “Habilaj-Tahiri”

Deklarata e fortë e policit: Tahiri udhëtoi drejt Italisë me Moisi Habilajn

E refuzon për lidhje, i riu nga Rrësheni hakmerret ndaj 23-vjeçares

Tronditet Fieri, 3 të rinj marrin peng të miturën dhe tentojnë ta përdhunojnë

Audio-përgjimet për Agron Xhafaj, oficerët gjyqësorë zbarkojnë në PD

Audio-përgjimet për Agron Xhafaj, oficerët gjyqësorë zbarkojnë në PD







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar
Bota

Tragjedia në Hong Kong, konfirmohen 151 viktima, 13 të arrestuar

by mirseda
19:14 | 01/12/2025
0

Autoritetet në Hong Kong kanë vënë në pranga 13 persona për vrasje me dashje në lidhje me...

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje: Vizita pa viza për 90 ditë

18:51 | 01/12/2025
Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

Foltorja para Kryeministrisë, mbërrin në tubim kreu i PD, Sali Berisha

18:37 | 01/12/2025
Macron pas takimit me Zelenskyn: Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për territoret e saj

Macron pas takimit me Zelenskyn: Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për territoret e saj

18:12 | 01/12/2025
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

17:43 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com