Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas kërkesë Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi paraditen e sotme “arrest me burg” për Albert Veliun. I njohur si “Babalja” apo “Dëshmitari X”, Veliu akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim. “Babalja” denoncoi publikisht se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Rama pohoi se shpreson që arrestimi i aktorëve të ‘Babale 1’ të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë.
Kryeministri theksoi se pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar,qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund.
Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar,qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund?