Policia e kryeqytetit godet një grup që merrej me falsifikim vizash drejt SHBA dhe Britanisë së Madhe. Blutë e Tiranës kanë zbuluar dy laboratorë ku falsifikoheshin viza.
Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e kryeqytetit me urdhër të Prokurorit të Tiranës, Vladimir Mara i cili ka kryer edhe hetimet. Mësohet se deri më tani janë lëshuar 14 urdhërarreste.
Baza e grupit kriminal, që dispononte dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, ishte në Kodrën e Diellit në kryeqytet. Grupi merrte 5 mijë deri në 20 mijë euro për sigurimin e vizave. Mes të tjerash Lala bën me dije se grupi pajiste me pasaporta false për 4 shtete, SHBA, Kanada, Britani. Pjesa dërrmuese e qytetarëve pajiseshin kryesisht me pasaporta italiane.