Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Derën në surrat qytetares: Mos vazhdo mo mor, boll!

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Derën në surrat qytetares: Mos vazhdo mo mor, boll!

Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Për ciklin bachelor ka paguar tarifën e plotë, në një kohë, që duhet të ishte përjashtuar, pasi ka nënën invalide. Kur është informuar për këtë gjë ka bërë një marrëveshje, për gjysmën e pagesës në studimet master.

Ajo ka mbaruar provimet dhe 2 vitet master dhe ka mbrojtur edhe diplomën, por nuk i japin kartonin, me pretendimin se nuk ka bërë pagesën e masterit. Vajza i drejtohet Sekretarisë së Fakultetit, ku në fillim i mohohet, që ka dorëzuar dokumentet, për t’u përjashtuar nga tarifa. Më pas dokumentacioni u gjet.

Administratori i Fakultetit Ekonomik, Ermal Haxhiaj pranon gabimin e bërë dhe kërkon me shkresë orientim nga bordi i Fakultetit dhe rektorati.

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Po të them të lutem, se u çova në këmbë dhe të erdha të flas aty, po të them të lutem!

Denoncuesja: Ti do të çohesh në këmbë, po mund të çohesh në këmbë, hajde!

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Ne të tjerët po punojmë. A ka mundësi të mos flasësh shumë, të na lesh dhe ne të tjerët të punojmë?

Denoncuesja: Unë po flas me personin në fjalë, për problemin, që unë kisha.

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Derisa zonja ta gjej atë, që ti kërkon. Mos fol!

Denoncuesja: Do flas, sepse zonja po flet për problemin tim, mbaroi dhe unë po bashkëbisedoja me atë! Ti nuk ke, pse ndërhyn!

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Lëre zonjën t’i gjejë gjërat që të duhet ty, nëse do të mbarosh punë! Nëse s’do të mbarosh punë, vazhdo e flit dhe s’ke për të mbaruar punë! Mirë?!

Denoncuesja: Atëherë…

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Mos vazhdo mo mor, boll!

Denoncuesja: Mbarove të flas unë? Mos ma plas derën ashtu!

I përplas derën në fytyrë.

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Unë i them boll, ajo vazhdon!

Takimi me admnistratorin e Fakultetit të Tiranës Ermal Haxhaiaj.

Administratori i Fakultetit Ekonomik: Mamaja e Joanës është invalide pune, pra ne në pretendimin, që kemi ngritur për t’u orientuar nga Rektorati, jemi në rregull. Në logjikën tonë, që i takon?

Punonjësja: I takon!

Administratori i Fakultetit Ekonomik: Joana unë prapë mendoj, që të takon! Jo mendon, por ty të takon! Atëherë do të bësh një gjë! Do t’ia fotokopjosh dokumentacionin, edhe VKM-në respektive, gjej dhe Vkm-në e 15-16,16-17!

Punonjësja: Të treja viteve të Bachelor-it.

Administratori i Fakultetit Ekonomik: Merre Joanën, bëni një shkresë drejtuar Bordit të Administrimit, bashkëlidhur më ka ardhur kjo përgjigje, t’i thotë, kam kërkuar te Adminstratori i Fakultetit dhe më ka orientuar për në Rektorat. Më ka ardhur kjo përgjigje.

Joana do të shprehesh, që kjo përgjigje nuk më zgjidh, pasi unë pretendoj, që pagesat, që kam bërë për Bachelor-in, nuk duhet që t’i bëj, kështu që më konvertohen për masterin. Të presim dhe përgjigjen e Bordit.

Fakulteti i Ekonomisë për të respektuar hierarkinë shprehet që fjalën e fundit vendimmarrëse duhet ta japë rektorati, bordi i administrimit dhe administratori i Universitetit të Tiranës. Në një mënyrë apo në një tjetër, vetë Fakulteti i Ekonomisë pranon gabimin e bërë rreth 5 vite më parë, por që ky gabim tashmë duhet të rregullohet sipas Fakultetit të Ekonomisë nga rektorati dhe administratori i Universitetit të Tiranës. /tvklan.al

Tags: "STOP"derënQytetaresurrat

TË LIDHURA

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit
Aktualitet

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës
Aktualitet

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Next Post
Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Moderna-s

Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Moderna-s

SHBA: Doza e tretë e vaksinës nuk është ende e nevojshme

SHBA: Doza e tretë e vaksinës nuk është ende e nevojshme

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

by mirseda
15:11 | 17/04/2026
0

Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim...

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com