Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deputetja e LSI sulmon ambasadorët Lu dhe Vlahutin: U dhunova dhe nga ju

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deputetja e LSI sulmon ambasadorët Lu dhe Vlahutin: U dhunova dhe nga ju

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është aspak dakord me qëndrimin që mbajtën dje ambasadorët Lu dhe Vlahiutin për protestën e LSI dhe PD, brenda dhe jashtë Parlamentit. Kritika e parë erdhi nga Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kur deklaroi ishte e pa kënaqur me reagimet e ambasadorëve. Mbrëmë, në “Ora News”, Kryemadhi deklaron se ambasadorët kanë marrë raport të falsifikuar nga qeveria.

Sot një deputete e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i shkruan një letër të hapur ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Duke e postuar letrën në rrjetin social “Facebook” Mehmetaj shkruan se fatkeqësisht ajo nuk e gjeti  veten në deklaratat Lu dhe Vlahutin, ajo shkruan se u ndje e dhunuar edhe nga ata. Mehmetaj akuzon ambasadorët  dukë i bërë ata përgjegjës po aq sa sulmuesit për dhunën që është ushtruar ndaj asaj  dhe kolegeve të saj.

“Fatkeqësisht unë nuk e gjeta veten në deklaratat tuaja, përkundrazi u ndjeva e dhunuar edhe nga ju.

Me deklaratat tuaja, Ju jeni po aq përgjegjës për dhunën që është ushtruar ndaj meje dhe kolegeve të mia, sepse Ju në asnjë rast nuk folët për ne, në asnjë rast nuk mbrojtët të drejtat tona” tha Mehmetaj.

Mehmeti i kërkon ambasadorëve që të mos i kërkojnë të rinjve shqiptarë të bëjnë të kundërtën e asaj që ndodh në vendet e tyre.

“Jam e sigurt se në vendet tuaja, nëse qeveria do të shkelte Kushtetutën, miliona banorë do të dilnin në rrugë e do të protestonin deri në rrëzimin e qeverisë. Ju nuk mund të na kërkoni që ne të bëjmë të kundërtën”, deklaron Mehmetaj.

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Letra dërguar sot Ambasadorëve LU dhe VLAHUTIN.

Të nderuar Ambasadorë,

Unë jam Kejdi Mehmetaj, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në mandatin tim të dytë.

I lexova me shumë vëmendje deklaratat tuaja dhe po ashtu si Ju edhe unë e dënoj maksimalisht dhunën që u ushtrua ditën e djeshme në Parlament dhe në rrugë.

Fatkeqësisht unë nuk e gjeta veten në deklaratat tuaja, përkundrazi u ndjeva e dhunuar edhe nga ju.

Në të drejtën time, si deputete që me bindje kam votuar për ndryshimet kushtetuese të mesnatës së 21 korrikut në vitin 2016, ndjeva përgjegjësinë të protestoj dhe kundërshtoj që Kushtetuta e vendit tim të cenohet nga një Kryeministër i cili mendon se është i gjithëpushtetshëm dhe se ligjet e këtij vendi mund ti shkelë me këmbë.

Unë jam bërë deputete kur isha vetëm 20 vjeç dhe kauza ime ishte dhe është të luftoj për ëndrrat e bashkëmoshatarëve të mi, të cilët çdo ditë e më shumë po marrin rrugët e emigrimit. Ata po largohen nga Shqipëria sepse shkollat i ka marrë peng qeveria, sepse vendi po varfërohet dhe punë për ta nuk ka, sepse detyrohen të kthehen në punonjës të plantacioneve të hashashit dhe si pagë të marrin kokainë, sepse policia nuk mbron qytetarët por kriminelët, sepse urgjencat e spitaleve prishen rrugës si pasojë e koncesioneve korruptive në shëndetësi, sepse taksat tona Kryeministri i përdor për të pasuruar veten nëpërmjet tenderave dhe PPP-ve dhe sepse ish ministri I brendshëm Saimir Tahiri edhe pse bashkëpunëtor I Habilajve është sot I lirë.

Që në moshën 14-vjeçare unë kam luftuar për të drejtat e mia dhe të të rinjve shqpitarë, duke besuar se do t’ia dalim një ditë të kemi një shtet në standartet e atyre që Ju përfaqësoni. Si mundet unë të hesht tani që qytetarët më kanë votuar të jem zëri i tyre në parlament. Si mund të pranoj unë të më hiqet e drejta e fjalës. Si mundet unë të mos reagoj kur shkelet me dashje dhe për qëllime kriminale Kushtetuta e vendit tim.

Ju më drejtoheni edhe mua, si pjesë e opozitës, për dhunën në sallën e parlamentit. Por a u njohët Ju zotërinj Ambasadorë me fjalorin e padenjë dhe fyes me të cilin mu drejtua mua dhe kolegeve të mia Ministri Ditmir Bushati?

A e dini Ju se deputetja 23-vjeçare Floida Kërpaçi u tërhoq zvarrë dhe u gjakos nga Policia e Shtetit sepse tentoi ti jepte ndihmën e parë një nëne, të cilës po Policia i kishte goditur krahun me sende të forta?

E dini Ju se deputeti Bujar Çela ka ushtruar ndaj meje dhunë fizike dhe verbale në parlament, duke përdorur fjalor të rëndë fyes dhe duke më goditur në fytyrë?

A e dini Ju se me urdhër të kryeministrit Rama, efektivat e Policisë kanë shoqëruar ditën e djeshme rreth orës 15:00, 8 vajza të reja në komisariatin e Rinasit, sepse mbanin në duar një parrullë ku shkruhej: “Rama ik dhe mos u kthe”? Me prova filmike vërtetohet se vet Shefi i Komisariatit ka dhunuar fizikisht dhe ka ofenduar rëndë vajzat. Pasi e pyeta personalisht Shefin e Komisariatit për arsyen e shoqërimit të vajzave, përgjigja ishte: “Sepse më dha urdhër Kryeministri Rama”. Dhe pasi po të njejtin Shef Komisariati e pyeta nëse kishte fëmijë dhe a do ndihej mirë nëse fëmijët e tij do trajtoheshin në atë formë, më tha se do i mësonte fëmijët e tij të mos flisnin dhe të mos protestonin.

Të nderuar ambasadorë,

Unë kam lindur në vitin 1993 me gëzimin e prindërve të mi që do jetoja në një shtet demokratik, ku njeriu gëzon të drejtën e fjalës së lirë dhe veprimit të lirë dhe asnjëherë nuk do lejoj që një Kryeministër arrogant dhe i pangopur ta kthejë sërish Shqipërinë në kohën e diktaturës.

Të nderuar ambasadorë,

Ju më keni akuzuar se edhe unë kam frikë nga reforma në drejtësi. Ju sfidoj të gjeni në gjithë jetën time qoftë edhe më të voglën shkelje të ligjit apo arsye për të patur frikë. E vetmja gjë që do të gjeni është se si më është dashur të përballem me kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe në fushatat elektorale.

Të nderuar ambasadorë,

Me deklaratat tuaja, Ju jeni po aq përgjegjës për dhunën që është ushtruar ndaj meje dhe kolegeve të mia, sepse Ju në asnjë rast nuk folët për ne, në asnjë rast nuk mbrojtët të drejtat tona.

Jam e sigurt se në vendet tuaja, nëse qeveria do të shkelte Kushtetutën, miliona banorë do të dilnin në rrugë e do të protestonin deri në rrëzimin e qeverisë. Ju nuk mund të na kërkoni që ne të bëjmë të kundërtën.

Ju siguroj se ne, 10 vajzat që dje u dhunuam se mbrojtëm Kushtetutën, nuk do të ndalemi në asnjë moment dhe për asnjë arsye. Ne do përpiqemi të tregojmë lidershpit të vërtetë dhe do mundohemi të udhëheqim çdo të ri dhe të re që ende ka ëndrra për Shqipërinë dhe nuk e pranon këtë situatë nëpër të cilën po kalon vendi.

Ju presim të na bashkoheni edhe Ju në protestën e radhës, nëse vërtet e doni Shqipërinë!

Për sa kam shkruar më sipër gjeni pamje filmike vërtetuese.

Tags: ambasadoretdeputetjaJUlsiLusulmonU dhunovavlahutin

TË LIDHURA

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

14:35 | 09/07/2025
Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën
Aktualitet

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij
Aktualitet

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Next Post
Skënderbeu në gjyq me FSHF, Partizani në pritje të vendimit

Skënderbeu në gjyq me FSHF, Partizani në pritje të vendimit

Varrezat e ushtarëve/Kotzias: Diplomacia zbut tensionet, Shqipëria veproi drejt

Varrezat e ushtarëve/Kotzias: Diplomacia zbut tensionet, Shqipëria veproi drejt

Rusia kërkon rolin e SHBA-ve si ndërmjetëse midis Izraelit dhe Palestinës

Rusia kërkon rolin e SHBA-ve si ndërmjetëse midis Izraelit dhe Palestinës

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

by mirseda
14:35 | 09/07/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe betejën në kërkim të lirisë në Gjykatën...

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com